Lajme
Nga nesër Gazprom redukton gazin për Evropën
Çmimi i gazit evropian rritet me 10%, në 176 euro për megavat orë.
Gazprom dyshohet se po redukton më tej furnizimet në Gjermani nëpërmjet gazsjellësit Nord Stream 1 në Detin Baltik. Nga e mërkura, prurja do të bjerë në 20% të kapacitetit total, ose 33 milionë metër kub në ditë.
Kjo është bërë e ditur nga media të ndryshme, duke cituar një komunikim nga vetë Gazprom. Arsyeja është mbyllja për riparimin e një turbine tjetër.
Por, pasi Gazprom njoftoi se do të shkurtojë flukset nga Nord Stream nga 40 në 20%, çmimi i gazit evropian rritet me 10%, në 176 euro për megavat orë.
Ndërkohë Bashkimi Europian ka reaguar, duke nënvizuar se po përgatitet për skenarin më të keq të furnizimit me gaz, ndërsa Këshilli mblidhet nesër për këtë çështje në një seancë të jashtëzakonshme, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.
“Kemi nevojë për unitet dhe solidaritet dhe përmes planit të uljes së kërkesës po përgatitemi për skenarin më të keq”, theksoi një zyrtar i lartë i BE-së në prag të Këshillit të Çështjeve të Energjisë.
E-Diaspora
-
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë Mynih: Hapet ekspozita e “Reporting House” nga Prishtina... -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve -
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











