CH-Ballkani
Nga sot në Aarau, shfaqja zvicerane-shqiptare “Duke menduar Medean”
Është ky një koproduksion teatror në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës
Pas shfaqjeve në Bazel që u dhanë gjatë janarit në Bazel, drama zvicerane-shqiptare “Thinking about Medea – Duke menduar Medean” do të fillojë edhe serinë e shfaqjeve të saj edhe në Aarau. Konkretisht, më6, 8 dhe 9 prill ajo jepet në teatrin e njohr «Tuchlaube» të Aarau-t. gjatë majit kjo shfaqje pritet të jepet edhe në Lucern.
Bëhet e ditur se pas shfaqjes që jepet më 8 prill, në një bashkëbisedim me publikun do të marrë pjesë edhe deputetja, njëherësh kryetare e Grupit Parlamentar të SP-së në Kantonin e Lucernit, Ylfete Fanaj.
Shfaqja është një koproduksion teatror në mes Zvicrës, Shqipërisë dhe Kosovës.
Medea, prej 10.000 është vitesh pjesë e historisë së kulturës evropaiane. Ajo na paraqitet në forma të ndryshme të shkrimit dhe në funksione të ndryshme. Por, në vitin 431 para Krishtit, Euripidi i ka ngritur asaj një përmendore e cila edhe sot e përcakton imazhin e Medeas: Ajo është një grua e zemëruar, e cila, e tërbuar nga tradhtia që i ka bërë i shoqi, vret të dy fëmijët e vet.
Por, përse jemi lidhur kaq fort pas këtij imazhi kur ka aq shumë mundësi tjera për ta kujtuar Medean? Kush mund të jetë sot kjo Medea, e cila kaq gjatë dhe kaq fuqishëm e ka dominuar imazhin e gruas? Si do ta shkruanim ne sot historinë e saj?
Pas suksesit ndërkombëtar të shfaqjes “Love.State.Kosovo” (viti 2013), performuesja e autorja zvicerane Beatrice Fleischlin dhe balerini kosovar Labinot Rexhepi vijnë sërish së bashku në skenë, me shfaqjen “Thinking about Medea-Duke menduar Medean”. Kësaj radhe ata mbështeten nga bendi zviceran “Heligonka” dhe koreaografi shqiptar, Gjergj Prevazi. Me vallëzim, muzikë dhe në tri gjuhë, ata i përafrohen më shumë mitit të Medeas dhe gjejnë interpretime befasuese, me humor dhe shumë aktuale.
Drejtimin artistik të shfaqjes e kanë bërë Beatrice Fleischlin dhe Gjergj Prevazi; Dramaturgjia&bashkëpunimi artistik: Eva Böhmer; Performanca: Beatrice Fleischlin dhe Labinot Rexhepi; Muzika: Helogonka ((Stefan Hass & Jesco Tscholitsch); Koreografia: Gjergj Prevazi; Skena: Nico de Roois; Kostumet: Diana Ammann; Produksioni: Larissa Bizer me asistim të Klodoaldo Lamçaj; Dokumentacioni fotografik dhe video: Tristan Sherifi. Shfaqja luhet në gjuhën gjermane, angleze dhe shqipe (me tritrim). Është një bashkëprodhim në mes të “Kaserne Basel” dhe “Albania Dance Meeting”, Tiranë. Shfaqja mbështetet nga një numër fondacionesh kulturore të Zvicrës.
Në faqen www.produktionswerkstatt.ch mund të mësoni për datat tjera të shfaqjes dhe më shumë rreth këtij produksioni.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit06 Prill 2016
- Ora20:15
- LokacioniAarau
- Data e përfundimit14 Gusht 0000 - 20:16
E-Diaspora
-
Tre të vdekur pas përmbysjes së furgonit kontrabandist në Austri Aksidenti ndodhi në Burgenland në një pikë kufitare midis Austrisë dhe Sllovakisë, tha në një deklaratë,...
-
Sonte, “nata e yjeve” në Zvicër
-
Saarbrücken, Gjermani
12 vjet burg kosovarit për mashtrime prej 32 milionë eurosh përmes internetit
-
Hoteli dikur ikonë e Prishtinës, tani adresë e vizitorëve vendas e të huaj
-
Në Vjenë gjenden rreth 34 mijë kompani me prejardhje migrimi
Jeta në Zvicër
-
Zvicra do të përdorë qentë për të zbuluar murtajën afrikane të derrave Zagarët e specializuar aktualisht po trajnohen në kantonin verilindor zviceran të Thurgau që kufizohet me Gjermaninë....
-
Rreth 900.000 veta po marrin pjesë në Street Parade të Cyrihut
-
Zviceranët kthehen nga pushimet: mbi dy orë e gjysmë pritje në Gotthard
-
“Zvicra mund të shërbejë si vend konferencash për Rusinë dhe Ukrainën”
-
Kush është miku më i mirë i zviceranëve?