Kosova
Nga nesër Trafiku Urban pa pagesë në Prishtinë
Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara të Prishtinës
Që nga dita e nesërme shërbimi i Trafikut Urban do të jetë pa pagesë në Prishtinë, si masë për parandalimin e ajrit.
Këtë e ka konfirmuar zyrtari për komunikim në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri për emisionin “Prite të Gjelbrën” të RTV21, përcjell albinfo.ch.
Autobusët pa pagesë do të jenë ata që do të stacionohen në pikat më të frekuentuara të Prishtinës.
Subvencionimi i Trafikut Urban për këtë shërbim bëhet nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim është marrë si rezultat i masave emergjente për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit, me ç’rast nga nesër do të bëhet reduktimi i numrit të makinave që qarkullojnë në kryeqytet, qoftë përmes ndaljes të të gjitha makinave që vijnë nga qytetet tjera, qoftë përmes seleksionimit të qarkullimit të makinave varësisht numrit të targave në të gjithë qytetin e Prishtinës.
Nga Komuna e Prishtinës kanë bërë të ditur se do të sigurohen hapësira për parkim në hyrje të kryeqytetit, derisa të tejkalohet kjo fazë emergjente.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












