Kosova
Nga Pavarësia e Kosovës, diaspora ka dërguar 13 miliardë euro
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë. Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro në Kosovë
Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojë në dërgimin e parave për familjet e tyre në Kosovë.
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë katër mujorit të parë të 2022-së, diaspora ka dërguar 18 milionë euro më shumë.
Për këtë periudhë, vlera më e lartë ishte gjatë muajit prill me 110.1 milionë euro nga totali prej 351.5 milionë euro.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se 219.9 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale dhe kanaleve alternative.
Ndërsa, sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës, njofton Monitor, transmeton albinfo.ch.
Nga Gjermania kanë ardhur 40 për qind e dërgesave, ndjekur nga Zvicra me 18.5 për qind dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 8 për qind.
Gjatë vitit 2021, diaspora ka dërguar 1 miliard e 143 milionë euro. Pavarësisht masave të pandemisë COVID-19, vlera e sjellë në Kosovë është 163.9 milionë euro më shumë se viti 2020.
Banka Botërore thotë se që nga shpallja e pavarësisë, në Kosovë janë dërguar rreth 13 miliardë euro.
Sipas BB-së, pjesëmarrja e remitencave në Prodhimin e Brendshëm Bruto të Kosovës është rreth 20 për qind.
Shuma e remitencave të dërguara sipas viteve në Kosovë: 2008 – 858 milionë euro, 2009 – 865 milionë euro, 2010 – 825 milionë, 2011 – 814 milionë euro, 2012 – 775 milionë euro, 2013 – 867 milionë euro, 2014 – 901 milionë euro, 2015 – 796 milionë euro, 2016 – 808 milionë euro, 2017 – 911 milionë euro, 2018 – 1.13 miliard euro, 2019 – 1.23 miliard euro, 2020 – 980 miliard euro dhe 2021 – 1.14 miliard euro.
Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme Tre zona kritike në Cyrih dhe Solothurn do të përfitojnë masa të reja për parandalimin e... -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit -
Gjykata zvicerane refuzon shtetësinë për një grua për shkak të një lidhjeje treshe -
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025












