Lajme

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës

Në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022 është bërë kalimi i orës diellore në atë verore, praktikë kjo që rikthehet rregullisht në këtë periudhë të vitit.

Nga ora 02:00 është zhvendosur një orë përpara, pra në 03:00.

Ora verore do të qëndrojë në fuqi deri në fundjavën e fundit të tetorit: ndërmjet të shtunës 29 dhe të dielës 30 tetor 2022, kur akrepat do të ndryshojnë 60 minuta, duke shënuar kështu rivendosjen e orës diellore.