Shqipëria
Nga vera, fluturime direkte Zagreb-Tiranë
Croatian Airlines operonte me fluturime midis Zagrebit dhe Tiranës dekada më parë, megjithatë, nuk ka pasur shërbime midis dy kryeqyteteve në vite
Croatian Airlines synon të nisë fluturimet midis Zagrebit dhe Tiranës këtë sezon veror, duke plotësuar planet e saj për të filluar operacionet në Podgoricë dhe Sofje.
Drejtori i përgjithshëm i transportuesit, Jasmin Bajiq dhe Drejtori i Divizionit të saj Tregtar, Slaven Zabo, u takuan me ambasadoren e Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda, për të diskutuar mbi shërbimin e ardhshëm.
“Të dy palët ranë dakord që bisedimet midis Croatian Airlines dhe autoriteteve përkatëse në Shqipëri të fillojnë menjëherë në mënyrë që ky projekt i rëndësishëm të realizohet sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Ambasada Shqiptare në Zagreb në një deklaratë.
Në fillim të kësaj jave, Croatian Airlines konfirmoi se planifikon të zgjerojë rrjetin dhe flotën e saj në vitin 2020, si dhe të rrisë kapacitetin në disa rrugë ekzistuese, shkruan exyuaviation.
Pak ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, znj.Anila Denaj, zhvilloi një vizitë zyrtare në Kroaci, ku u prit nga zv. Kryeministri dhe ministri i Financave së Kroacisë, Zdravko Mariq, ministri i Ekonomisë, Sipërmarrjes dhe Zejtarisë së Kroacisë, Darko Horvat, dhe nga ministri i Turizmit i Kroacisë, Gari Cappelli, ku kërkoi ndër të tjera dhe lidhjen ajrore mes Tiranës e Zagrebit, transmeton Monitor.
Gjatë takimit, ministri i Ekonomisë, Horvat, premtoi mbështetjen e Qeverisë kroate për integrimin e Shqipërisë në BE, nisjen e procedurave për një linjë direkte ajrore Zagreb-Tiranë dhe bashkëpunimin konkret në fushat si turizëm, transport detar dhe zejtari, përcjell albinfo.ch.
Croatian Airlines operonte me fluturime midis Zagrebit dhe Tiranës dekada më parë, megjithatë, nuk ka pasur shërbime midis dy kryeqyteteve në vite.
Në vitin 2016, Kroacia Airlines bëri të ditura planet për krijimin e një baze në Tiranë, së bashku me disa qytete të tjera të rajonit, por strategjia nuk u realizua kurrë.
Në vitin 2017 kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha që linja ajrore kombëtare e sapokrijuar e vendit, Air Albania, do të niste operacionet për në Kroaci, megjithëse akoma nuk kanë filluar fluturimet edhe pas tre vjetësh.
Gjatë viteve të kaluara, mesatarisht 24.000 mbajtës të pasaportave shqiptare kanë vizituar Kroacinë çdo vit. Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, do të vizitojë Tiranën në maj dhe do të shoqërohet nga një delegacion i madh i investitorëve kroatë.
Croatian Airlines po kërkon të krijojë një prani më të madhe në rajon pas falimentimit të Adria Airways, i cili kishte një rrjet rajonal të zhvilluar, duke përfshirë fluturimet pa ndalesë nga Tirana për në Gjermani. Falimentimi i saj ka hapur mundësi në disa tregje, ku fluturonte më parë transportuesi slloven. Në shtatorin e vitit të kaluar, Kroacia Airlines tha se do të ishte “mirë të zgjerohet” pas falimentimit të Adria, por vuri në dukje se ishte shumë herët për të reaguar në atë moment të kohës.
Croatian Airlines dhe operatorë të tjerë kanë përfituar nga një numër më i madh i udhëtarëve sllovenë që përdorin shërbimet e tij që nga mbyllja e Adria.
Më 13 janar, Nomogo, ofruesi më i madh i udhëtimeve në Slloveni, filloi udhëtimet dy herë në ditë me autobus midis Lubljanës dhe Aeroportit të Zagrebit.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













