Lajme
Nga viti 1990 bota ka humbur 178 milionë hektarë pyje
Sipas një raporti të publikuar nga Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë, që nga viti 1990, bota ka humbur 178 milionë hektarë pyje.
Shumica e shpyllëzimit është verifikuar në Afrikën Nën-Sahariane dhe Amerikën e Jugut, të ndjekura nga Azia jug-lindore që humbet çdo vit rreth 1 milion hektarë.
Miliona njerëz në mbarë botën varen nga pyjet për sigurinë ushqimore dhe jetëgjatësinë. Mbrojtja e pyjeve është gjithashtu jetike për ruajtjen e burimeve natyrore, pasi ato strehojnë biodiversitetin dhe ndihmojnë në zbutjen e impaktit të ndryshimeve të klimës.
Por ndërsa humbjet janë shqetësuese, vijnë edhe disa lajme të mira.
“Së pari, shpyllëzimi është një fenomen në rënie, që është një lajm i mirë. Por sërish po humbasim 4.7 milionë hektarë për pyll. Së dyti, zonat pyjore që janë vendosur nën mbrojtje ligjore po shtohen, duke arritur në fakt në 18 për qind të sipërfaqeve. Ky është një lajm i mirë sepse do të thotë se objektivi për biodiversitetin, që është mbrojtja e 17 për qind të ekosistemit tokësor, është arritur për pyjet”, thotë Anssi Pekkarinen, nga Organizata për Ushqimin dhe Agrikulturën, përcjell albinfo.ch.
Por për pyjet, që përmbajnë 75 për qind të llojeve të zogjve dhe 68 për qind të gjitarëve të tokës, mbetet jetike që njerëzit të ndryshojnë takt.
E-Diaspora
-
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate Ngjarje tragjike në Itali, 25-vjeçari shqiptar qëlluar për vdekje... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës -
Londër
Diaspora dhe institucionet britanike mbështesin Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me manuale klinike -
Francë
Lea Ypi mbajti leksionin inaugurues në Paris -
Paris
Komuniteti shqiptar organizon festë për Pavarësinë e Kosovës në Paris
Jeta në Zvicër
-
Cyrih: Autoritetet angazhohen për zhurma dhe aroma për të luftuar derrat e egër Autoritetet e Cyrihut, përveç gjuetisë, po përqendrohen në masa të reja parandaluese kundër dëmeve të shkaktuara... -
Rreth 1000 persona protestuan në St. Gallen kundër vaksinimit të detyrueshëm -
Gjenevë: 50 km/orë do të mbetet në akset kryesore -
Refugjatët në këtë kanton zviceran trajnohen si asistentë kujdesi -
Pjesëmarrja në “Festivalin e Krenarisë” në Cyrih do të bëhet me biletë












