Kosova
Kosovë: Nga viti i ardhshëm sigurimet e automjeteve do të lirohen
Është bërë e ditur se nga viti i ardhshëm, kosovarët do të paguajnë një çmim më të lirë për polisat e sigurimit të automjeteve, përcjell albinfo.ch.
Kështu ka bërë të ditur sot kryeministri Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ky vendim do të ulë barrën financiare për qytetarët e Kosovës.
“Lajme të mira nga BQK dhe Autoriteti i Konkurrencës: vitin e ardhshëm lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve, duke ulur kështu barrën financiare për familje dhe liberalizohet tregu i sigurimeve, që nënkupton zhvillim të produkteve të reja dhe më të lira të sigurimeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai është zotuar se Qeveria e Kosovës do të jetë partnere me BQK-në në të gjitha politikat financiare që promovojnë zhvillim dhe konkurrencë të drejtë.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3676610339066960
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Presidenti Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia "Kemi një ndarje pushtetesh" – Parmelin u përgjigjet kritikave nga Italia në lidhje me zjarrin në... -
Skiatori 71 vjeçar vdes jashtë pistës në Zermatt, Valis -
Papunësia afatgjatë në Zvicër në rritje prej një viti -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori












