Kosova
Nga Zvicra drejt Kosovës me biçikletë (FOTO)
Shini dhe Gjergji , njeri nga Stublla e Vitisë e tjetri nga Ferizaj, kanë filluar një rrugëtim te gjatë me biçikletë, nga qyteti Wili i Zvicrës për në Kosovë, me saktesishte për në fshatin Letnicë të komunës se Vitisë, aty ku është edhe Shenjtërorja e Zojës së Letnicë.
Arsye e këtij udhëtimi është, 110 vjetorit i lindjes së Nëne Terezës, por kjo për Shinin nga Stublla e Vitisë nuk është hera e pare që ka bërë udhëtime me biçikletë, ai para disa viteve kishte shtegtuar për në Lurd të Francës nga Willi i Zvicrës me një distancë prej 1180 km.
Shini për Kosova.info ka thënë se ndihet krenar me shtegtimet te cilat i ka bërë deri me tani dhe nuk do te ndalet as me ketë te cilin mbrëma e ka nise drejt Kosovës, përcjell Albinfo.ch
“Unë vite më parë një shtegtim e kam bere nga Wili deri në Lurd te Francës ku ka një distance 1.180 KM, tani jemi nisur drejt Kosovës, ne nderim të 110 vjetorit të lindjës së Shën Nënë Terezës, dhe destinacioni jonë është fshati Letnicë, në Shenjtorën e Zojës së bekuar në Letnicë, në Kosovë, aty ku Shenjta Nënë Tereze dëgjoi zërin dhe thirrjen e Zotit për me ja kushtua jetën të varfërve dhe të sëmurave, dhe ky udhëtim ka një distance prej 1.898 km, por ne do te shkojmë tani aty ku edhe filloi rrugëtimin e parë Shën Nene Tereza për ne misionin e saje human në shërbim të Zotit dhe njeriut, me ndihmën e Zotit do te arrijmë shendosh dhe mire deri ne destinacionin tonë, ka thënë Shini.
E ky nuk do te jetë shtegtimi i cili do te ndalet Shini, ai do të filloj një shtegtim edhe me të vështir, dhe pa biçikletë, e ai do te jetë nga Wili drejt Jerusalemit në Izrael, e kjo do te bëhet në këmbe, ku ky udhëtim prej një distance 3,967 km do te zgjasë 6 muaj.



Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 Flamur Ademi, talenti shqiptar nga Kreuzlingeni që fiton vendin në St. Gallen U15... -
Zvicrës po i mbarojnë kombinimet e targave, Parlamenti kërkon lejimin e targave të personalizuara -
Lucern: Gruaja gjendet në banesën e saj disa muaj pasi kishte vdekur -
Mundësi me rrënjë shqiptare, Naim Fejzaj kthehet në ring pas sulmit në tru -
Zvicër: Shitjet me pakicë, në rënie














