Shqipëria
Ngjarja tronditëse në Fier, familjarët duan dënimin me vdekje për 38 vjeçarin
Në asnjë shtet të Evropës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje
Në qytetin e Fierit, të pushtuar nga dhimbja e madhe për humbjen e një djali 8-vjeçar, familja e Mato Vasiu kërkon dënim kapital me varje për autorin e vrasjes Klodian Çalameni.
Ata kanë nisur edhe nënshkrimin e një peticioni që përmes të cilit, synojnë dënimin me vdekje të 38-vjeçarit. Peticioni është firmosur dhe nga qytetarë të shumtë, të cilët të tronditur nga ngjarja e rëndë, kërkuan varjen e tij në mes të qytetit të Fierit.
Shqipëria e ka hequr dënimin me vdekje prej gati 3 dekadash tashmë. Ishte viti 1992 pikërisht në Fier, kur u ekzekutua për herë të fundit një dënim kapital, varje në mes të qytetit. Kishte 8 muaj që kishte ardhur demokracia dhe legjislacioni nuk kishte ndryshuar ende.
Vëllezërit Josif dhe Dritëbardh Çuko nga fshati Libofshë i Fierit dhe u shpallën fajtorë për vrasje të shumëfishtë në atë që u quajt “Masakra e Libofshës”.
Varja u realizua me 25 qershor të vitit 1992, në mes të qytetit të Fierit dhe trupat u lanë të varur deri mbrëmjen tjetër, për t’u parë nga turma njerëzisht që erdhën dhe nga qytetet e tjera.
14 shtete në gjithë botën e lejojnë me ligj dënimin me vdekje si praktikë për ekzekutimin e kriminelëve të një shkalle rrezikshmërie shumë të lartë.
Në asnjë shtet të Evropës, përfshi Shqipërinë, nuk lejohet dënimi me vdekje, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Katërmbëdhjetë vendet që kanë legalizuar dhe ruajtur të drejtën për të ekzekutuar kriminelët për krimet e tyre janë: Bangladeshi, Kina, Egjipti, Etiopia, Indi, Indonezia, Irani, Japonia, Nigeria, Arabia Saudite, Koreja e jugut, Sri Lanka, Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjykata këtë të enjte dha masën e arrestit me burg për Klodian Çalamënin. 38-vjeçari do të gjykohet pas hekurave për vrasjen e 8-vjeçarit që u gjet i mbuluar me baltë në oborrin e vrasësit.
Familjarët e të miturit janë futur me forcë brenda ambienteve të gjykatës, duke çarë edhe kordonin e policisë. Mes thirrjes “drejtësi” ata kanë kërkuar të ballafaqohen me Çalamanin, i cili nuk u paraqit në ambientet e gjykatës pikërisht prej gjendjes së rënduar.
Personat e pranishëm kërkonin që vrasësi të dënohej me varje pasi nuk mund të qëndronte në burg dhe të ushqehej me taksat e tyre.
“Kërkoj varjen në mes të Fierit sot, ma sillni këtu,” tha nëna e djalit të vrarë, ndërsa të tjerë u shprehën se dënimi me burg nuk do ta linte të prehej në paqe 8-vjeçarin.
Pas dhënies së masës së arrestit nga gjykata, familjarët vendosin të largohen për t’u drejtuar drejt qendrës së qytetit. Ata dëgjohen në kor teksa thonë: Të dënohet me varje. Babai i Mateos është pari që i “prin” turmës së familjarëve.
Si ndodhi ngjarja?
Mateo Vasiu ashtu si çdo ditë duhej të ishte nisur për në shkollë. 8-vjeçari ndiqte klasën e dytë. Ai nuk kishte shkuar atë ditë, ndërsa ishte parë në lagje teksa shëtiste me biçikletë. Ka qenë nëna e djalit që dha alarmin në lagje se i mituri nuk kishte shkuar në shkollë dhe as në shtëpi.
Pasi kontrolluan në lagje, ajo bashkë me bashkëshortin bënë denoncimin në polici.
Pas vëzhgimit të disa kamerave të sigurisë në lagje, u vu re se 8-vjeçari kishte hyrë në banesën e Çalamënit, me biçikletën e këtij të fundit. Më pas, policia zbarkoi në banesën e 38-vjeçarit. Ky i fundit, pasi u mor në pyetje në Polici, pranoi edhe autorësinë e krimit makabër.
Kush është Klodian Çalamani?
Çalamani ka qenë i arrestuar për pengmarrjen e një vajze në vitin 2012, por nuk dihet sesi ka mundur të përfitojë nga drejtësia. Ai deklaroi se e kishte qëlluar 8-vjeçarin me lopatë, pasi e kishte sharë. Më pas, autori i krimit e kishte groposur fëmijën në oborr.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 Treni i ri i natës është planifikuar nga Berna drejt qyteteve evropiane në vitin 2026. Duke... -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern












