Shkurt.ch

Ngjarje e rëndë në Derendingrn, dyshohet se gruaja theri burrin për vdekje

Gjatë një mosmarrëveshjeje, mëngjesin e së shtunës, në Derendingen SO një burrë është plagosur rëndë. Partnerja e tij 56-vjeçare është arrestuar, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.

Në fshatin idilik të Derendingenit SO. Të shtunën, mëngjesin e së shtunës pak pas orës 9:00, stacioni policor i Policisë Kantonale të Solothurnit ishte alarmuar se në një godinë banimi, në mes dy personave ishte shkaktuar një mosmarrëveshje.

Me këtë rast, një person kishte pësuar plagë të rënda. Përkundër përpjekjeve të rianimimitin nga mjekët, viktima nuk mundi t`u mbijetojë plagëve të rënda. Sipas policisë, dyshohet se viktima është sulmuar me thikë.

Sipas zëdhënësit Kummer, në lidhje me krimin, deri më tani është arrestuar një grua. “Bëhet fjalë për partneren e tij 56-vjeçare”, pohon Kummer, përcjell Albinfo.ch. Motivi i mosmarrëveshjes mbetet i paqartë, njofton Albinfo.ch.

Ai është subjekti i hetimeve të mëtutjeshme, të cilat po udhëhiqen nga Policia Kantonale e Solothurnit, në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik të Solothurnit.

Në fshat, ndjehet tronditja e rëndë. “Gjatë gjithë jetës time kam jetuar këtu, diçka e ngjashme asnjëherë nuk ka ndodhur këtu”, thotë kryebashkiaku Kuno Tschumi (67). Ashtu si edhe banorët e tjerë, edhe ai ishte i prekur pa masë.