Lajme
Ngushtohet hendeku i çmimeve të barnave midis Zvicrës dhe fqinjëve të saj
Interpharma dhe Santésuisse publikuan raportin e tyre vjetor që tregon krahasimet e çmimeve të barnave në gjithë Evropën.
Lajmi i mirë është se hendeku i çmimeve të barnave midis Zvicrës dhe fqinjëve të saj është ngushtuar.
Shtesa e paguar për barnat me patentë në Zvicër tani është mesatarisht 5.4%. Megjithatë, çmimi i paguar për barnat gjenerike (+45,5%) dhe biosimilarët (+27,5%) pa patentë mbetet i madh – barnat gjenerike janë komponime të thjeshta ku përbërja është identike me patentën origjinale, ndërsa barnat biosimilare janë kopje të komponimeve komplekse që janë të ngjashme por jo identike, përcjell albinfo.ch.
Sipas Verena Nold, drejtoreshë në Santésuisse, ekzistojnë kursime të rëndësishme potenciale, veçanërisht për barnat jashtë patentës. Nëse çmimet e këtyre barnave do të uleshin në nivel evropian, mund të kurseheshin një miliard franga, një shumë që korrespondon me 3% të primeve të sigurimit shëndetësor.
Në të njëjtën kohë, një nga autorët e raportit është i shqetësuar se kërkimi për kursime në kosto po çon në një ndryshim strukturor që po pengon aksesin e pacientëve në barna të reja inovative në Zvicër.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE Një ish-anëtar i Këshillit Federal thotë se e vetmja mënyrë se si Zvicra do të arrijë...
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën
-
Bazel: Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari për vrasjen e dyfishtë
-
SWISS do të rifillojë fluturimet për në Tel-Aviv të premten