Lajme
Nike largohet tërësisht nga tregu rus
Gjigandi amerikan i veshjeve sportive, Nike, tha se po largohet plotësisht nga tregu rus, tre muaj pasi pezulloi operacionet e tij në vend.
Nike tha në një deklaratë më 23 qershor se po i bashkohej markave të tjera të mëdha perëndimore në largimin nga tregu rus, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Moska.
“Nike Inc. mori vendim për t’u larguar nga tregu rus… Dyqanet e Nike-s u mbyllën përkohësisht kohët e fundit dhe nuk do të rihapen”, tha kompania në një deklaratë, duke shtuar se ueb-faqja dhe aplikacioni i saj rus gjithashtu do të mbyllen, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Muajin e kaluar, Nike tha se nuk do të vazhdojë marrëveshjen e saj të ekskluzivitetit me Grupin Inventive Retail të Rusisë (IRG), shitësi më i madh i produkteve Nike në vend.
Në fillim të marsit, Nike pezulloi shitjet në internet në Rusi dhe disa ditë më vonë mbylli përkohësisht të gjitha dyqanet në vend, përfshirë ato që operonin me marrëveshje ekskluziviteti.
Nike ishte aktive në tregun rus për 28 vjet.
Dhjetëra kompani të mëdha ndërkombëtare nga një gamë e gjerë sektorësh janë larguar nga Rusia qëkur nisi luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë










