Kosova
Nis konvertimi i targave ilegale serbe në RKS
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS.
Procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në RKS, ka filluar në të gjitha Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve. Vetura e parë është regjistruar në Prizren.
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se sot, që në orët e mëngjesit ka filluar procesi i regjistrimit të mjeteve nga targat ilegale në targa RKS, raporton Albinfo.ch
Qendrat kanë qenë të hapura në të gjitha komunat për qytetarët e interesuar për të marrë informacionet e nevojshme dhe në ditën e parë në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Prizren është bërë zëvendësimi i parë i targave në targa RKS.
QRA-të do të jenë në dispozicion të qytetarëve çdo ditë për të ofruar informacionet dhe ofruar shërbimet për kthimin e targave në RKS.
Me këtë rast, MPB inkurajon të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi, duke përfituar dhe nga lehtësirat që ofron ky proces si: Taksën doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targën, tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të mjeteve.
MPB përmes QRA-ve është duke ju përgjigjur në vazhdimësi kërkesave të qytetarëve për informacione shtesë dhe do të vazhdojë fushatën për informim dhe në javët në vazhdim, me qëllim të informimit të drejtë dhe inkurajimit për regjistrimin e mjeteve në targa RKS deri më 31 tetor 2022./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













