Zhvillim
Nis ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Bistrica
Hidrocentralet në lumin Bistrica do të kenë kapacitet nga 48 deri 50 milionë kilovat në vit, kapacitet ky që llogaritet të furnizojë dhjetë mijë shtëpi me energji pandërprerë
Të gjitha shtetet që aspirojnë integrimin në BE duhet t’i plotësojnë disa nga kriteret evropiane, përfshirë këtu edhe prodhimin e energjisë së ripërtërishme deri në 20 për qind për secilin shtet. Që ky kusht të jetë më i përballueshëm të premten në lumin Bistrica në Mitrovicë është vënë gurthemeli për ndërtimin e disa hidrocentraleve.
Në inaugurimin e këtij projekti ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci së bashku me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati dhe drejtuesi i kompanisë “Hydroline”, Muhamer Ibrahimi.
Gurëthemeli është vënë në lumin Bistrica respektivisht me fshatin Selac të Komunës së Mitrovicës.
Me këtë rast zëvendësministri Gani Koci tha se nga ky projekt përfitojnë qytetarët e Kosovës.
“Dua t’i përgëzoj investitorët, të gjitha institucionet të cilat kanë ndihmuar në realizimin e këtij projekti“, tha Koci, duke shtuar se projekte të tilla duhet realizuar ku do që ka kapacitete ujore në mënyrë që energjia e ripërtëritshme të jetë sa më e pranishme në projektet tona.
Koci me tej tha se projektet e tilla janë inkurajuese dhe si të tilla duhet vlerësuar meqë hidrocentralet janë një nga objektivat edhe të Qeverisë së Kosovës, të cilat edhe na ndihmojnë në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Bashkimin Evropian.
Nga ana tjetër, Avni Kastrati kryetar i Mitrovicës tha se ndërtimi i këtyre hidrocentraleve është pjesë e pandashme e zhvillimit ekonomik të Kosovës.
Kosova për të qenë pjesë e familjes evropiane patjetër duhet t’i plotësojë standardet që 20 për qind e energjisë elektrike të prodhohet nga burimet e ripërtëritshme, ndërsa këto hidrocentrale të vogla janë kontribut i drejtpërdrejt që t’i ndihmohet Kosovës në rrugëtimin më të shpejt drejt BE-së.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Autorët e dhunës në familje në Zvicër së shpejti do të monitorohen 24 orë në ditë Zvicra po planifikon të shtojë luftën e saj kundër dhunës në familje duke futur monitorim elektronik... -
Grupi sindikal shqiptar “Aktivistët” në Unia organizon tubim informativ në Zürich -
Lucerni bëhet kantoni më i favorshëm fiskalisht në Zvicër -
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona












