Lajme
Nis punimet Samiti Ndërkombëtar i Gruas
Presidentja Atifete Jahjaga tha se Kosovës i është dhënë mundësia për t’u bërë nismëtare që garantojnë avancimin e gruas si faktor kyç për zhvillim në rajon.
Në fillimin e punimeve të ditës së dytë të Samitit Ndërkombëtar të Gruas, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga tha se Kosova dhe rajoni kanë shumë për të ofruar, prandaj Samiti do të shërbejë si një mundësi unike për ta shndërruar Evropën Juglindore në një qendër të zhvillimeve pozitive.
Samiti Ndërkombëtar i Gruas me temë “Partneriteti për Ndryshim: Fuqizimi i Gruas”, ka nisur mbrëmë në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojë edhe të shtunën. Në fillim të punimeve Jahjaga tha se çështjet që do të adresohen nuk janë të reja, ato e kanë munduar gruan për shekuj të tërë.
“Ne po ndërtojmë bazat dhe strukturën që do të na mundësojnë që të sigurojmë një të ardhme solide për gruan sot dhe për gjeneratat e ardhshme”, tha Jahjaga, sipas të cilës, samti do të prodhojnë rezultate të prekshme dhe partneritete të reja në Evropën Juglindore.
Kosovës dhe rajonit, sipas presidentes, i është dhënë një mundësi për t’u bërë nismëtarë të nismave të reja që garantojnë avancimin e mëtejmë të gruas si faktor kyç për zhvillim.
“Samiti do të jenë me vlerë sepse do të ofrojnë një rast të mirë për të gjithë ne që të mësojmë nga përvojat tuaja dhe do të na ndihmojnë që të krijojmë mekanizma dhe të vendosim standarde që do të garantojnë një pjesëmarrje më aktive të gruas në proceset e vendim marrjes dhe do të sigurojnë barazinë gjinore”, tha ajo.
Gjatë ditës së sotme me debatet e tyre do të diskutojnë në forum: Elisabeth Rehn, Jane Harman, Vesna Pusic, Mimoza Kusari-Lila, Christopher Dell, Anne-Marie Neyts-Uyttebroeck, Tracey Ann Jacobson, Ulrike Lunacek, Vlora Çitaku dhe Hajredin Kuçi.
Në hapjen e këtij forumi kanë marrë pjesë edhe ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Medeline Albright dhe kryeparlamentarja shqiptare, Jozefina Topalli. Ndërsa nëpërmjet një videolinku nga Uashingtoni grave në forum iu drejtua edhe sekretarja e SHBA-ve, Hillary Clinton.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi!
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












