Bota
Nis sezoni i Pashkëve në El Salvador
Salvadorianët kanë kremtuar sezonin e Pashkëve me ceremoninë tradicionale, me ç’rast burrat të veshur si djaj godasin banorët. Me këtë ceremoni theksohet beteja universale e së mirës kundrejt së keqes.
Ceremonia mbahet çdo vit në qytetin Tekstepeke. Dhe, aktorët e quajtur tradicionalisht ‘tallsigines’, që nënkupton burrë-djall, ndëshkojnë banorët për mëkatet e tyre, duke i goditur me kamxhik, përcjell albinfo.ch.
Shumica vijnë nga rajonet e ndryshme të El Salvadorit, për të marrë pjesë në ngjarje dhe rrahin për mëkatet e bëra gjatë vitit. Kur një ‘tallsigine’ i afrohet një burri të veshur si Jezusi, ‘tallsigine’ godet tokën tre herë me kamxhikun e tij. Më pas Jezusi rrethohet dhe godasin tokën 9 herë me kamxhik për të theksuar joshjen.
Pas goditjes së 9-të, ‘tallsigine’ bie i poshtëruar para këmbëve të Jezusit, i cili ngrihet mbi të, merr kamxhikun, ia mbështjell rreth trupit, që paraqet traditën se e mira triumfoi ndaj së keqes. Jezusi me një të rënë në një zile tregon se i ka falur të gjithë, pavarësisht mëkateve.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës











