Lajme
Nis viti shkollor në Maqedoninë e Veriut, kundërshtohet mësimi online
Në Maqedoninë e Veriut të enjten ka nisur viti i ri shkollor për rreth 270 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme. Nga rreth 1.200 shkolla sa janë gjithsej, në vetëm 600 prej tyre mësimi ka nisur me prezencës fizike, që përfshijnë më pak se gjysmën e numrit të përgjithshëm të nxënësve, ndërsa numri më i madh i tyre mësimin do ta ndjekin nga distanca përmes platformës kombëtare për mësim online dhe radiotelevizionit publik.
Mësimi ka nisur me një muaj vonesë për shkak të mospërgatitjes me kohë të sistemit për mësim online dhe sigurimit të kushteve për mbrojtje nga koronavirusi që shkakton sëmundjen COVID -19, shkruan Rel, përcjell Albinfo.ch.
“Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë ne. Duhet të dëshmojmë se edhe në situatë të këtillë të jashtëzakonshme mund të organizojmë proces mësimor. Më shumë se 600 shkolla kanë filluar mësimin me prani fizike. Ato kanë marrë leje pasi shumica e tyre janë shkolla të vogla, me pak nxënës, ndërsa në të tjerat mësimi ka nisur nga distanca. Është shumë me rëndësi që ky proces të mbështetet nga të gjithë. Shkollat janë të furnizuara me dezinfektues dhe mjete tjera të nevojshme. Duhet të respektohen protokollet pasi vetëm kështu ruajmë shëndetin e fëmijëve, të prindërve dhe gjithë shoqërisë”, ka deklaruar ministrja e Arsimit, Milla Carevska.
Por, dita e parë vitit shkollor është përcjellë me bojkot dhe protesta nga nxënësit, të cilët kërkojnë kthimin në shkolla. Në një protestë në Strugë nxënësit brohoritnin “Duam shkolla” dhe “Stop mësimit online”.
Protesta e bojkot të mësimit ka pasur edhe në Tetovë, Kumanovë e Dibër. Drejtuesit e shkollave ankohen për mungesë të kushteve për mësimin online, pasi, siç thonë, shumë nxënës nuk do të kenë mundësi të inkuadrohen në platformën kombëtare, por edhe për mungesë të internetit në shumë shkolla.
“Platforma që është lëshuar në përdorim nga Ministria e Arsimit, herë pas here bie nga sistemi, andaj edhe duhet të presim. Por, unë jam skeptik pasi kyçja e nxënësve është problem meqë shumica e prindërve nuk kanë pajisje adekuate për mësimin online, kështu që do të jetë problem”, ka deklaruar Riza Etemi nga shkolla fillore “Migjeni” në Tetovë.
Me vështirësi po përballen edhe ato shkolla që mësimin e kanë nisur me prani fizike, meqë klasat janë ndarë në dy grupe duke i detyruar mësimdhënësit që tërë ditën të jenë të angazhuar në shkollë.
“Do të jetë shumë e vështirë, nuk mendoj se do të mund të mbajmë mësim siç duhet, pasi koha nuk na premton. Jemi të detyruar të punojmë në dy ndërrime. Merreni me mend se çfarë efekti do të kishte mësimi, pasi do të jemi të lodhur dhe më vonë do të shihet se çfarë rezultati do të ketë. Unë jam skeptike nëse do të ketë rezultat”, thotë Sanije Nuredini, mësimdhënëse.
Të enjten ka filluar edhe viti akademik në të gjitha universitetet e vendit, por për dallim nga arsimi fillor dhe i mesëm, në fakultet ka më pak vështirësi meqë edhe më parë në shumë prej tyre mësimi është organizuar përmes platformave të ndryshme nëpërmjet internetit.
Për shkak të pandemisë me koronavirusin, mësimi në të gjitha ciklet e arsimit në Maqedoninë e Veriut ishte ndërprerë më 13 mars.
E-Diaspora
-
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit Ngjarja ndodhi në linjën Pescara–Milano railway, ndërsa autoritetet po hetojnë rrethanat dhe dyshimet për akt të... -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen












