Kosova

Nis votimi për President, 84 deputetë në sallë

Kuvendi i Kosovës tashmë ka nisur votimin për President.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca konfirmoi se në sallë janë 84 deputetë, duke autorizuar kështu nisjen e procesit të votimit.

Aktualisht është duke u votuar për raundin e parë, e ku nevojiten 80 vota në kuti si kuorum, e po ashtu edhe 80 vota për një kandidat për t’u zgjedhur në raundin e parë.