Shqipëria

Nishani, i tronditur me dhunën në Shkodër

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani,  ka marrë pjesë në një konferencë shkencore në Shkodër, ku shprehu keqardhjen që përkohësisht jeta e këtij qyteti është marrë peng nga, siç tha ai, individë apo grupe kriminale.

Ai theksoi se është e domosdoshme për shtetin që këtë situatë ta tejkalojë, përcjell albinfo.ch.

“Në Shkodër është gjithmonë kënaqësi të vish, pavarësisht se për fatin e keq, kohët e fundit Shkodra po na paraqitet si qytet ku individë apo grupe të caktuara individësh që nuk kanë asnjë lidhje jo vetëm me traditën, por dhe me realitetin e qytetarisë, kulturës dhe zhvillimit të Shkodrës, duket sikur e kanë marrë peng përkohësisht jetën e këtij qyteti, lirinë e tij, të drejtat dhe sigurinë e këtij qyteti. Pavarësisht kësaj situate që besoj se është momentale dhe do të tejkalohet, Shkodra mbetet një simbol shumë i madh i mbarë botës shqiptare”, ka thënë ai.