Integrimi
Një alternativë, zvicerani Alex Pfister, kandidat për zgjedhjet nacionale më 22 tetor 2023

22 tetori është dita e fundit kur ata që nuk kanë ushtruar të drejtën e votës përmes postës, të dalin në vendvotime për t’i votuar deputetet e rinj të parlamentit zviceran për katër vjetët e ardhshëm. Në mesin e 200 ulëseve të dhomës së Ulët të Parlamentit Zviceran në garë është edhe kandidati i partisë (die Mitte) së qendrës, zicerani Alex Pfister.
Sipërmarrësi, Alex Pfister, garon në Listën numër 2d në juglindje të partisë së qendrës «Die Mitte» dhe është një alternativë e mirë për votuesit e qendrës.
Pfister ka një karrierë pune ku është mësuar të dëgjoj, të njoh problemet e nevojat e qytetarëve dhe të ofroj zgjidhje me përvojën e gjatë që ka si konsulent dhe sipërmarrës.
Ai dëshiron të ndihmojë në mënyrë aktive në gjetjen e kompromiseve si ndërtues i urave. Por që kjo të bëhet realitet ai ka nevojë për çdo votë dhe gjithashtu mbështetjen e komunitetit shqiptar. Me votat e tyre ai mund të pozicionohet mirë në garën sfiduese të shumë kandidatëve për një vend në Parlamentin Zviceran.
Liri, solidaritet dhe përgjegjësi.
Pfister angazhohet për një Zvicër në të cilën të gjithë njerëzit mund të zhvillohen lirshëm dhe megjithatë të mos sillen indiferentë ndaj shoqërisë, mjedisit dhe gjeneratave të ardhshme.
Përmes punës së tij si konsulent ai ka punuar, bashkëpunuar ose ka qenë në partneritet me një rrjet të gjerë njerëzish. Me t’u bërë drejtues i disa filialëve të kompanisë më të madhe të sigurimeve në Zvicër, Zurich – Alex Pfister ka punësuar shqiptarë në zyrat e tij si konsulent sigurimesh. Përvoja e mirë me ta, ka nxitur kurreshtjen e tij për të njohur më për së afërmi komunitetin.
Prej viti 2009 është sipërmarrës dhe me plot 40 punonjës mbulon Luginën e Rheintalit, Rorschachun me zonën përreth, si dhe Appenzellin.
«Falë formimit tim profesional, sjell njohuri dhe përvojë të thelluar e të specializuar në të gjitha aspektet e sigurimit të pensioneve, i cili është një nga sfidat më të rëndësishme për të gjithë ne në vitet e ardhshme. Si punëdhënës i njoh si sfidat e ekonomisë ashtu edhe shqetësimet e punonjësve të mijë», thotë kandidati i qendrës, Alex Pfister.
Pfister është nga gjenerata e zviceranëve që ka pasur rastin të njihet e të shoqërohet me jo-zviceranë që nga fëmijëria e tij në shkollë, punë dhe në futboll.
Ai ka ndërtuar mes tjerash marrëdhënie shumë të mira me komunitetin shqiptar. «Unë jam kozmopolit dhe i orientuar drejt së ardhmes. Përmes ndryshimeve unë shoh më shumë mundësi sesa rreziqe», thotë 44 vjeçari me 27 vite përvojë pune dhe i diplomuar në fushën e sigurimeve.
Kur ne zviceranët ishim të lumtur që kishim gjetur një shtëpi të re si emigrantë
Migrimi nuk është një fenomen i ri, por një shprehje normale njerëzore e pakënaqësisë dhe shqetësimit. Ne nuk mund ta izolojmë veten nga migrimi. Sa më mirë ta trajtojmë çështjen në mënyrë konstruktive, aq më mirë do të jemi në gjendje ta zotërojmë situatën së bashku.
“Migrimi ka ekzistuar gjithmonë dhe do të vazhdojë të ekzistojë edhe në të ardhmen. Aktualisht jemi një vend i preferuar. Por kishte edhe raste, veçanërisht në shekullin e 19-të, kur ne zviceranët ishim të lumtur që kishim gjetur një shtëpi të re si emigrantë, për shembull në Amerikën e Veriut». shkruan Pfister në webfaqen e tij www.alex-pfister.ch.
Ai angazhohet personalisht për njerëzit me vështirësi ekonomike «Integrimi duhet të shtyhet përpara, ai do të ketë një ndikim pozitiv në Zvicër. Por le të kujtojmë gjithashtu se ekonomia është e varur nga migrimi. Le të mos bëjmë të njëjtat gabime si vendet e tjera që nuk shohin asgjë pozitive në migrim dhe e shohin migrimin vetëm si problem».
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
“Bild”: Kujdes, Shqipëria kërkon t’i vjedhë Gjermanisë një super-talent
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
Rita Ora do të udhëheqë një prej ngjarjeve më të mëdha të Vitit të Ri në ‘Times Square’
-
Si rrodhi dita e parë e deputetit Alijaj në Parlamentin e Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Filmi i regjisorit Fisnik Maxwille, nominohet në 5 kategori të Çmimeve Zvicerane të Filmit Mësohet se filmi me titullin “The Land Within” (Toka Brenda Meje), i regjisorit Fisnik Maxwille,...
-
Substancat kimike gjenden në pothuajse gjysmën e mostrave të ujit të rubinetit në Zvicër
-
Zvicra me 10 milionë banorë më 2030, por qiratë do të rriten edhe më shumë
-
Numarics nga Kosova, në garë me kompanitë evropiane për ‘Startup of the year’, ja si mund ta votoni
-
3 në 4 punëtorë në Zvicër duan të ndryshojnë punën