Portrete të firmave
Një ambient super luksoz i shtohet aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Aeroportit të Prishtinës ‘Adem Jashari’ i shtohen hapësira të reja super luksoze për udhëtarët e këtij aeroporti. Është fjala për “Airline Coffee & More”, restoranti dhe bari më i ri që po i shtohet këtij aeroporti në seksionin e Nisjeve apo ‘Departures’.
Ideja mbrapa këtij projekti qëndron tek nevoja e ofrimit të një shërbimi më cilësor, me ambiente më të rehatshme dhe shumëllojshmëri të ushqimeve për udhëtarët e shumtë të këtij aeroporti. Restauranti/Bari i ri ofron hapësira pune, kolektivi, familjare, si dhe private, për të akomoduar nevojat dhe preferencat e të gjithë udhëtarëve. I hapur në zemrën e ‘Nisjeve’, Airline Coffee & More është një nga pikat më atraktive në aeroport për të kaluar kohën gjatë pritjes së udhëtimit.
Kujdes i veçantë iu është kushtuar meny-së me receta të reja dhe të shëndetshme, duke filluar nga sallatat e deri tek pjatat kryesore dhe ëmbëlsirat, të cilat mund të shijohen në interierin modern, komod dhe plot ngjyra. E gjithë kjo për t’iu siguruar udhëtarëve një nisje sa më të këndshme drejt destinacioneve të planifikuara. Përkundër ambientit luksoz, çmimet janë tejet konkurruese dhe të arsyeshme për klientët.
Airline Coffee & More, i hapur 24/7, ofron qasje direkte të informatave për fluturimet dhe portat e nisjes, kështu, duke maksimizuar kohën e udhëtarëve në ambiente të këndshme dhe duke u bërë miku më i mirë i udhëtimeve.





/Artikull i sponzorizuar/
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
Krimet shënuan rënie në Zvicër gjatë 2025-ës, por vrasjet dhe dhuna e rëndë u rritën Zvicra regjistroi 554,963 vepra penale në vitin 2025, një rënie prej 1.5% krahasuar me vitin e... -
OKB: Dekada më e nxehtë në histori është konfirmuar -
Rritet kriminaliteti në Graubünden -
Personat që nuk paguajnë gjobat në Gjenevë nuk do të shkojnë në burg -
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve











