Lajme
Një çfit austriak u martuan dhe u divorcuan 12 herë, për të përdorur fondin e pensioneve
Gjykata e Lartë Austriake ka dyshuar për një çift të martuar pensionistësh nga zona e Styrianit, se kanë abuzuar me ligjin austriak të divorcit për 35 vjet për të përfituar përfitime financiare. Dhe kjo, në mënyrë perfide: 12 dasma dhe 12 divorce.
Gjithçka nisi, siç raportuan mediat austriake, kur gruaja tashmë mbeti e ve, pasi i vdiq burri i parë… Kështu mori pensionin e vejushës. Por menjëherë pas kësaj, ajo u takua me burrin e saj të dytë dhe në vitin 1982 ata u martuan. Mirëpo, gjashtë vite më vonë, martesa e tyre “përfundoi”, por vetëm “në letër”, gjithçka për të përfituar pensionin e të vesë… Ata thjesht vazhduan të jetonin bashkë.
Më pas pasoi martesa e re, më pas divorci dhe përsëri… Gjithçka e tillë – gjithsej 12 herë… Deri para dy vitesh, pra në vitin 2022, kur Instituti i Sigurimeve Pensionale refuzoi t’i paguante gruas pension të vejushës. E pakënaqur me vendimin, ajo ka paraqitur ankesë në organin kompetent dhe e gjithë kjo ka arritur në Gjykatën Supreme.
Në instancën e fundit ata dyshuan për atë “histori dinake dashurie”, ndaj kërkuan ndihmë nga një ekspert i ligjit penal.
Pas kryerjes së një hetimi penal, dhe një “shfletimi” të shkurtër nëpër regjistrat e të martuarve dhe të divorcuarve, si dhe mbledhjes së përgjigjeve nga lagjja, doli në sipërfaqe dyshimi “për mashtrim të rëndë social”.
Gjegjësisht, fqinjët e çiftit nuk e kishin idenë se ata ishin martuar “disa herë”. Dëshmitarët nga zona treguan se çifti kishte një “martesë shembullore” dhe kishin qenë së bashku për dekada.
Pra, martesat e përsëritura dhe shkurorëzimet e mëvonshme nga i njëjti bashkëshort janë shpërdorim i ligjit, nëse martesa nuk është zgjidhur asnjëherë dhe shkurorëzimi ka ndodhur vetëm me qëllim të ushtrimit të së drejtës së pensionit të gruas së ve”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Çifti i dyshuar i pensionistëve mohon çdo abuzim të të drejtave sociale. Sipas hetimeve, dëmi total në llogarinë e Sigurimeve Pensionale shkon në mbi 326 mijë euro.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












