Zhvillim

Një ditë e ngrohtë shkurti në Sarajet e Bardha të “Vali Ranch”

Resori “Vali Ranch” përfshin disa vila, restorante, shtigje kalërimi, minigolf, një hotel të rehatshëm etj. të gjitha këto, bashkë me mikpritjen edhe shërbimin me nivel, janë një nxitje për ta vizituar atë në çdo kohë

Një mjegull e lehtë kishte rënë në fushën e Anamoravës, ndërkohë që pikëzat e vogla të shiut i jepnin freski maleve të Gollakut. Rrugës për në fshatin Përlepnicë, pak kilometra nga qyteti i Gjilanit, shtrihen komplekse të bukura fushore, tërheqëse për syrin e njeriut.

Në rrëzë të kodrinave të këtij fshati, nga larg shihen disa pallate të ndërtuara, që të ngjajnë me “Sarajet e Bardha”. Me t’u afruar, ke për të parë një arkitekturë të bukur, me dizajn të pasur të pallateve të bukura që quhen “Vali Ranch”. Ende pa hyrë brenda rrethojave të këtij kompleksi, të ofrohet një peizazh i bukur piktoresk i asaj që e ka krijuar natyra, karshi objekteve të bukura të ndërtuara nga dora e njeriut.

I projektuar me një arkitekturë elegante në një hapësirë të bukur natyrore përreth tij, janë, ky kompleks pallatesh të lë përshtypje edhe për shumëllojshmërinë e shërbimeve që ofron.

Kuzhina tradicionale dhe ajo moderne

Me të hyrë në “Vali Ranch” takohesh me  mikpritjen dhe shërbimin e mirë që u ofrohet mysafirëve. Ky vend njihet me ushqime të shijshme tradicionale që ruajnë kështu traditën e gatimit dhe kulturën tonë ushqimore (si pogaçet e gatuara nga furra, specat në mazë, lëngu i shtëpisë, etj.). Por jo vetëm kaq, “Vali Ranch” është i pasur edhe me meny të begatë të ushqimeve nga kuzhina moderne, ndërkombëtare, ëmbëlsirave dhe kafeve të shijshme. Ndërkaq dallohet edhe shërbimi profesional i kamerierëve.

Ky kompleks turistik përfshin disa vila, restorante dhe një hotel të rehatshëm. Të gjitha këto bashkë të japin jo vetëm rehati, por edhe ngrohtësi shpirtërore të pa përjetuar më herët.

albinfo.ch 

Prodhim verërash nga vreshta e këtushme

Krahas këtyre, ky resor shquhet edhe për kultivimin e rrushit dhe kumbullave, duke prodhuar raki që u shërbehet ekskluzivisht vetëm mysafirëve të “Vali Ranch”. Gjithashtu në restorantet e këtushme  ka edhe një numër të madh te verërave të kuqe që datojnë shumë vite. Njëra prej tyre ka një vjetërsi rreth 90 vite.

Duke qenë se po zhvillohet sektori i prodhimit të rrushit dhe kumbullës, Vali Ranch ka ndërtuar një objekt ekskluziv për përpunimin e këtyre produkteve, duke i dhënë pamje tipike tradicionale brenda saj, në renditjen e brendshme te verërave dhe rakive.

“Vali Ranch” ka gjashtë pallate, çdonjëri prej të cilëve imponohet me veçantinë e vet. Ky vend është ideal për kurorëzimin e çifteve dhe për organizimin e dasmave, pasi që zotëron tri salla dasmash elegante, dy prej të cilave kanë kapacitete 500 deri në 600 mysafirë.

Kurorëzimi i dashurisë është një ditë e veçantë për të gjitha çiftet ku secili ëndërron një ambient përrallor. Dhe këtë e ofron pikërisht “Vali Ranch”, si nga me enterierin ashtu dhe me eksterierin e këtyre komplekseve të bukura, me pamje tërheqëse.

Vlen të theksohet se një numër i madh çiftesh, vijnë edhe për të bërë fotografi në pallatet dhe ambientet tjera të “Vali Ranch” pasi që ato ofrojnë pamje piktoreske që do të mbeten kujtimi më i mirë në jetën e tyre.

Ndër veçantitë e kompleksit “Vali Ranch” është edhe mbajtja e kuajve. Kalërimi mbi kuajt e bukur në bregoret e këtushme të japin ndjesi të papërjetuar më herët.

30 kuaj race dhe lamat nga Amerika Latine

“Vali Ranch” zotëron rreth 30 kuaj të racave të ndryshme dhe të gjithë janë të trajnuar dhe të ardhur nga Zvicra. Secili nga ta është më atraktiv se tjetri.

Llojllojshmëria e ngjyrave të këtyre kuajve dhe mënyra se si ata vrapojnë pranë fushave të Anamoravës, thjesht, është një kënaqësi që duhet provuar. Andaj kush dëshiron ta provojë këtë ndjesi, e gjen tek “Vali Ranch”.

Por nuk janë vetëm kuajt që i shtojnë atraktivitetin këtij kompleksi. Janë edhe Lamat e ardhura nga Amerika Latine, ato që e bëjnë Vali Ranchin ende më joshës për a vizituar. Pamja e bukur e tyre, mënyra se si ato kullosin dhe luajnë në natyrë të japin kënaqësi dhe qetësi shpirtërore.

Përveç tjerash, “Vali Ranch” zotëron edhe basenin e peshqve të bukur me ngjyra të llojllojshme. Na thonë se këta peshq janë sjellë ekskluzivisht nga Japonia.

Po ashtu, për të shtuar kënaqësinë e mysafirëve, “Vali Ranch” ka menduar edhe për adhuruesit e sportit Golf, duke ndërtuar një minifushë Golfi, të ndarë në disa faza. Mysafirët që dinë të luajnë dhe ata që janë kureshtarë ta provojnë, këtë mund ta bëjnë në komplekset e bukura të “Vali Ranch”.

Bodrumi i verës

ky resor shquhet edhe për kultivimin e rrushit dhe kumbullave, duke prodhuar raki që u shërbehet ekskluzivisht vetëm mysafirëve të “Vali Ranch. Duke qenë se po zhvillohet sektori i prodhimit të rrushit dhe kumbullës, Vali Ranch ka ndërtuar një objekt ekskluziv për përpunimin e këtyre produkteve, duke i dhënë pamje tipike tradicionale brenda saj, në renditjen e brendshme te verërave dhe rakive.

Fusha e minigolfit

Po ashtu, për të shtuar kënaqësinë e mysafirëve, “Vali Ranch” ka menduar edhe për adhuruesit e sportit Golf, duke ndërtuar një minifushë Golfi, të ndarë në disa faza. Mysafirët që dinë të luajnë dhe ata që janë kureshtarë ta provojnë, këtë mund ta bëjnë në komplekset e bukura të “Vali Ranch”.