E-Diaspora
Një ditë para zgjedhjeve, publikohen rezultatet e regjistrimit të diasporës
Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Ministria e Diasporës do të publikojë rezultatet e regjistrit të diasporës. Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës.
Një ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare Ministria e Diasporës do të publikojë rezultatet e regjistrit të diasporës.
Në kuadër të projektit “Ti je pjesë e atdheut”, Ministria e Diasporës do t’i publikojë rezultatet preliminare të Regjistrit tët Diasporës.
Procesi i Regjistrit të Diasporës dhe Mërgatës ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike (online) dhe në formën manuale (me pyetësorë). Rezultatet preliminare kanë dalë nga të dhënat e të regjistruarve aktivë deri më 31.12.2016.
“Në këtë ngjarje përveç publikimit të rezultateve, do të hapet edhe fushata sensibilizuese e regjistrit elektronik – platforma elektronike , e cila do të jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultatet përfundimtare të këtij procesi.”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Diasporës.
Publikimi i rezultateve preliminare të “Regjistrit të Diasporës” do të bëhet më 10 qershor 2017.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











