Lajme
Një e pesta e popullsisë së botës do të kërcënohet nga nxehtësia ekstreme
Studiues nga Kina, Holanda dhe Britania paralajmërojnë se nxehtësia ekstreme do ta bëjë jetën të padurueshme në pjesën jugore të globit.
Sipas raportit “Kostoja Njerëzore e Ngrohjes Globale”, të publikuar në revistën “Nature Sustainability”, disa zona në Indi, Nigeri dhe Indonezi do të bëhen pothuajse të pabanueshme për shkak të nxehtësisë ekstreme, shkruan Zëri i Amerikës.
India tashmë po përballet me valë të nxehtësisë ekstreme, duke lëshuar këtë vit paralajmërime për pasojat e rënda nga temperaturat e larta në shtatë shtete qendrore dhe jugore të vendit.
Tim Lenton, profesor në Universitetin Exeter dhe një nga autorët e raportit, thotë se edhe vendet e Evropës do të bëhen më të thata nga rritja e temperaturave.
“Temperatura dhe reshjet së bashku ndërtojnë një strukturë interesante që krijon kushtet për një jetë të mirë për njerëzit në zonat më të ftohta. Zonat me temperatura të larta nuk janë të mira për jetën, ndërsa ato që ndikohen nga shirat monsune, i nxehti dhe lagështia ofrojnë kushte më të mira për jetën. Dhe, situata është e rëndë në zonat me temperatura shumë më të larta”, thotë Lenton për Zërin e Amerikës.
Sipas vlerësimeve më konservatore të studimit, në vitin 2100 temperatura do të arrijë 2.7 Celsius mbi nivelet që ishte në periudhën para zhvillimit industrial, përcjell albinfo.ch.
Studimi thotë se dy miliardë njerëz do të jetonin në kushte klimatike kërcënuese për jetën.
Profesori shton se njerëzimi duhet të përqendrohet në përpjekjet kundër ngrohjes globale tani, për të shpëtuar miliarda jetë në të ardhmen.
“Kufizimi i rritjes së ngrohjes globale me një gradë Celsius do të kishte një rëndësi shumë të madhe, sepse do të shpëtonte 140 milionë njerëz nga nxehtësia e padurueshme. Pra, është një sasi spektakulare për t’u fituar përmes veprimeve më vendimtare klimatike që mund të merren tani”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?












