Kosova

Një ekip i FSK-së është nisur drejt Gazës për vlerësim paraprak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka bërë të ditur se ekipi i FSK-së ka udhëtuar drejt Gazës.

Ai ka njoftuar se ekipi do të bëjë vlerësimin paraprak si dhe koordinimin e aktiviteteve të dislokimit për kontingjentin e FSK-së.

“Gjatë kësaj vizite, delegacioni ka zhvilluar një sërë takimesh dhe diskutimesh me autoritete nacionale për administrimin e Gazës dhe ekipet përkatëse, si dhe me përfaqësues të Qendrës Koordinuese Civilo-Ushtarake (CMCC), e cila operon nën mbikëqyrjen e Bordit të Paqes, në përputhje me Rezolutën 2803 të OKB-së. Gjatë këtyre takimeve është diskutuar rreth procesit të integrimit të kontingjentit të FSK-së, zhvillimit të operacioneve të përbashkëta, si dhe koordinimit të mbështetjes logjistike”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.