Fun
Një grua 87-vjeçare theu rekordin botëror në shah
Një pensioniste hungareze 87-vjeçare, Brigitta Sinka, ka mundur të dielën rekordin botëror të lojës simultane të shahut, duke tejkaluar rezultatin e 13.545 lojërave të luajtura nga José Capablancan.
Por, ndryshe nga lojtari legjendar kuban, kjo nuk është profesioniste e kësaj loje.
“Në një moment mendova të ndërpres lojën për të medituar në kujtim të zotit Capablanca”, ka thënë ajo në një park të Budapest-it, ku mbahej turneu. Por, shton 87-vjeçarja, e cila kishte tejkaluar dukshëm të dielën mbrëma 13.600 lojërat, “kishte aq shumë njerëz që prisnin që të lëvizë piunët dhe unë vazhdova”.
Punonjëse në një konglomerat komunist të specializuar në riciklimin e metaleve, Brigitta Sinka është marrë me qindra fëmijë që vinin në pushimet verore të organizuara nga kompania.
Ajo dëshiron të vazhdojë
Kur në vitin 2010 ajo kishte arritur 9000 pikë, një historian i shahut e informon për ekzistencën e rekordit të Jose Capablancan. “Unë kurrë nuk kishte dëgjuar për të më parë. Dhe, në atë moment i thashë vetvetes se do të arrij ta mund”, shpjegon ajo, duke shpresuar se arritja e saj do të miratohet nga Libri Gines i rekordeve.
E shtruar në spital qe disa vjet pas një sulm në zemër, ajo kishte luajtur 14 ndeshje të njëkohshme me infermieret, ndërsa mjeku i saj i kishte urdhëruar të heqë dorë nga shahu. Ajo nuk e dëgjoi.
“Unë do të vazhdoj për aq kohë sa shëndeti do të më lejojë”, thotë zonja.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit Në shumicën e rasteve, ish-partneri ose partneri aktual është i dyshuari... -
Turisti zviceran sulmohet nga një peshk në Itali, përfundon në spital me plagë të rënda -
Pishinat publike në Bazel ndalojnë hyrjen për dhjetëra shtetas francezë -
Aksidentet në transportin publik të Cyrihut trefishohen brenda një dekade -
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime












