Lajme
Një i vdekur dhe 9 të plagosur nga tërmeti në Greqi
Një tërmet i magnitudës 5.8 të shkallës Richter goditi ishullin grek të Kretës mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe nëntë të plagosur.
Lëkundjet e fuqishme u ndjenë në orën 9:17 (ora lokale greke) sipas Qendrës Evropiane të Sizmiologjisë (EMSC) dhe Institutit Amerikan të Gjeologjisë (USGS).
Fillimisht tërmeti u raportua i magnitudës 6.5, por më pas u përcaktua të ishte i magnitudës 5.8 me epiqendrën rreth 25 kilometra në juglindje të qytetit Heraklion. Thellësia e lëkundjeve raportohet të ketë qenë 10 kilometra.
Mediat lokale raportuan duke cituar banorë të qytetit Heraklionit dhe Santorinit, se lëkundjet zgjatën gjatë. Fill pas tërmetit të fuqishëm u regjistruan pasgoditje të tjera të magnitudave 3.8-4.5 Richter.
Media lokale “CretaLive” raportoi se të paktën tre persona u bllokuan nën rrënoja në Heraklion. Vetëm dy prej tyre u nxorën të gjallë.
Autoritetet lokale raportuar dëme materiale në disa kisha, apo ndërtesa të vjetra arkeologjike./Euronews
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lehtëson kufizimet e importit të vezëve për të përmbushur kërkesën në rritje Qeveria zvicerane do të lejojë importimin e 240 milionë vezëve shtesë në vend me tarifa të... -
Fluturimet në Cyrih rriten pavarësisht luftës në Iran -
Gjeneva ende nuk mund të bjerë dakord për buxhetin e vitit 2026 -
Karin Keller-Sutter bën kallëzim penal për fyerje seksiste në internet -
Çfarë do të ndryshojë në Zvicër gjatë muajit prill 2026?













