Shkurt.ch
Një i vdekur nga orteku
Një ortek i fuqishëm në Büelenhorn ka marrë me vete të shtunën tre skitarë, njëri prej të cilëve ka vdekur. Bëhet fjalë për një zviceran të moshës 49 vjeçare, njofton Policia Kantonale e Graubündenit. Dy skitarët tjerë u arrit të shpëtohen nga vetë nga masa e borës.
Personi që ka humbur jetën nën ortek ishte i vetëm duke u ngjitur, rreth 100 metra mbrapa dy personave tjerë, kur është nisur orteku nga lartësia, njofton srf.ch. Dy të parët ia dolën të çliroheshin vetë nga orteku dhe menjeherë alarmuan njësitet e shpëtimit.
Përkundër faktit se ato arritën ta nxirrnin nga bora dhe ta bartnin, masat e rianimacionit mbetën pa sukses. Personi në fjalë ndërroi jetë, bën të ditur policia, e cila do të hetojë rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër














