Shqipëria përtej bregdetit
Një kartolinë nga Gjirokastra
"Të huajt që kanë kaluar nëpër këtë vend të vogël, gjatë 2000 viteve, kanë përjetësuar veten në tablotë e qyteteve, në kështjellat, tempujt, kishat dhe xhamitë"
“Kushdo që udhëton nëpër vendin e shqiptarëve – “Land der Skipetaren”, siç e quan autori, Walter Brehm, redaktor i jashtëm i gazetës St.Galler Tagblatt – sheh shumëçka në mes të nisjes dhe dëshpërimit; në mes migrimit drejt Evropës dhe shpresës se Evropa po vjen në Shqipëri.
Nëpër këtë vend të vogël, gjatë 2000 viteve të shkuara kanë lëvizur duke filluar me grekët, pastaj romakët, osmanët e deri te fashistët italianë, pothuajse të gjitha fuqitë luftarake të Evropës. Ata të gjithë kanë përjetësuar veten në tablotë e qyteteve, në kështjellat, tempujt, kishat dhe xhamitë, transmeton albinfo.ch.
Ngado të shikosh, sheh se punohet me zell rreth përmendoreve kulturore, në ndërtimin e një infrastrukture turistike. Gjirokastra është vetëm një shembull për atë se çfarë ka për të ofruar Shqipëria nga kultura e saj e pasur.
Qyteti i lindjes i diktatorit Enver Hoxha është veç kësaj, një vend i sinqertë. Në muzeun e Gjirokastrës mund të shohësh edhe atë që në vende tjera zakonisht fshihet nga turpi: arsyen përse Shqipëria për shumicën e turistëve evropianë – të cilët ajo i dëshiron kaq shumë – vazhdon të mos jetë një destinacion turistik. Vendi e ka mbijetuar izolimin brutal 50 vjeçar të Enver Hoxhës. Pikërisht aty duhet të ketë rrënjët mikpritja e pashembullt dhe çiltërsia e banorëve të Shqipërisë.
Më së voni nga Gjirokastra do të ju bëhet e qartë: Shqipëria është një vend që ia vlen ta vizitosh”, përfundon “kartolina” nga Gjirokastra, e shkruar nga redaktori i gazetës “St.Galler Tagblatt”.
Të tjera nga Shqipëria përtej bregdetit
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











