Autotech
Një koleksion makinash që nuk e keni parë më herët (video)
Të dashuruarit në “Porsche” mund të mbeten pa fjalë, një koleksion i madh i modeleve nga të gjitha periudhat e prodhuesit gjerman, 65 makina të ekspozuara, janë me ngjyrë të bardhë.
Brendësia e ndërtesës ku ndodhen automjetet është gjithashtu e bardhë, përcjell albinfo.ch.
Pronari i koleksionit dëshironte të mbetet anonim, ashtu si vendndodhja e objektit në të cilin këto automjete të veçanta “Porsche” ruhen, me përjashtim të faktit që ndoshta janë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sa u përket ekspozitave, ka makina nga të gjitha gjeneratat, dhe dominuar nga “911”. Ndër atraksionet kryesore janë “Porsche 959”, “918 Spyder”, “Carrera GT” e bardhë dhe disa “Porsche 356”.
Jo vetëm makinat e bëjnë “Koleksionin e bardhë” të veçantë. Në katin e kësaj ndërtese ka objekte të ndryshme historike që lidhen me “Porsche”, si dhe dokumentacionin origjinal të makinave.
Në muze, mbahen posterë origjinalë promovues si dhe pajisje të ndryshme, të tilla si çanta udhëtimi për “Porsche” dhe një bibliotekë të saj.
Aty ka edhe motorë të “Porsche”-s.
Hidhni një sy në videon të këtij muzeu unik të regjistruar nga “Porsche Club of America”:
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














