Jeta në Zvicër
Një maqedonas sulmon me thikë policin zviceran
Një burrë që vuante nga probleme psikike, mes të shtunës dhe të dielës e ka sulmuar një agjent policor me një thikë kuzhine
Një 31-vjeçar me shtetësi të Maqedonisë, i cili vuante nga probleme psikike, e ka sulmuar një polic me thikën e kuzhinës në postin policor të lokalitetit Granges-Paccot, në kantonin e Friburgut. Individi është ndaluar dhe fatmirësisht askush nuk është lënduar.
Personi në fjalë kishte shkuar në polici për të paditur dikë, në orën 1.00 të pasmesnatës. Dhe, në atë moment ai nxjerr thikën dhe tenton ta godasë policin që ndodhej kujdestar në zyrën e policisë. Polici nuk është lënduar falë xhamave të sigurisë. I dezekuilibruari është ndaluar në atë moment. Personi në fjalë, i cili kishte pasur një të kaluar të dhunshme ndaj funksionarëve, i ka pranuar aktet e tij.
Pas një konsultimi, ai është vendosur në një institucion që t’i vihet në ndihmë. Një raport denoncues do t’i përcillet autoritetit përkatës, ka pohuar policia e Fribourg-ut.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant Qendra për konsumimin e drogës Quai 9 do të zhvendoset nga zona pranë stacionit hekurudhor në... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë” -
Zviceranët kanë ngritur padi për rrjedhjen e të dhënave të rastit në Crans-Montana











