Futboll
Një miqësore Shqipëri-Kosovë në Zvicër ose Gjermani
Shqipëri - Kosovë mund të luhet në Gjermani ose Zvicër, ndërkohë që një ndër opsionet më të kuotuara është ai i Frankfurtit
Do të jetë një nëntor i zjarrtë për kombëtaren shqiptare. Shqipëria do të zbresë në fushë më 16 nëntor, në orën 20:45, në “Air Albania”, për të parën ndeshje historike me Italinë, një dëshirë e vjetër kjo për të gjithë futbolldashësit që ndjekin me simpati edhe futbollin italian dhe që tani plotësohet edhe falë krijimit të kushteve, me të kaltrit që nuk mundën të sigurojnë një biletë për në Botërorin e Katar, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch. Por nëntori i zjarrtë i kuqezinjve nuk mbaron këtu, pasi drejtuesit e Federatës shqiptare janë duke planifikuar edhe një tjetër miqësore përballë përfaqësueses së Kosovës.
Në lidhje me këtë takim, tratativat janë në fazën finale dhe është përcaktuar data e zhvillimit, më 19 nëntor, por ndërkohë mbetet për t’u përkufizuar edhe një detaj i rëndësishëm, ai i vendit të zhvillimit të takimit. Shqipëri – Kosovë mund të luhet në Gjermani ose në Zvicër, ndërkohë që një ndër opsionet më të kuotuara është ai i Frankfurtit.
Një takim i tillë do të ishte pa dyshim, përveçse një test i mirë sportiv, edhe një festë e vërtetë futbollistike për shqiptarët e shumë të diasporës, duke pasur parasysh numrin e madh të tyre në këto dy vende, me shqiptarët e Shqipërisë dhe Kosovës në emigrim që do të mund t’i japin jetë një vëllazëroreje të vërtetë festive për t’u bërë bashkë në zemër të kontinentit duke dhuruar një atmosferë vërtet emocinuese.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih














