CH-Ballkani
Një nga tetë fëmijët e pashoqëruar në Britani, vjen nga Shqipëria
Edhe pse Shqipëria nuk është në luftë, një numër i madh i qytetarëve janë larguar, përfshirë edhe fëmijët. Shumë prej tyre kanë shkuar në Britaninë e Madhe
Mediat britanike janë të shqetësuar për numrin e madh të azilkërkuesve shqiptarë në Britaninë e Madhe, sidomos fëmijëve. Harroni Sirinë dhe Irakun, një nga tetë fëmijët janë nga Shqipëria që nuk është në luftë, shkruan “Daily Mail”.
Siç shkruan e përditshmja angleze në përgjithësi janë 3175 fëmijët të pashoqëruar nga askush dhe që kanë kërkesë për strehim, përcjell albinfo.ch.
405 prej tyre, ose 13 për qind, u kryen nga të rinj nga Shqipëria. Ministrat janë përballur me akuza se pse lejuan kaq shumë fëmijë të vendosen në Britaninë e Madhe, madje është e paqartë se pse ky numër i madh vjen nga Shqipëria, një vend që nuk është në luftë.
Për dallim nga vendet e luftës, ata nga Shqipëria largohen për shkak të papunësisë apo gjendjes së rëndë ekonomike.
63 000 fëmijë të pashoqëruar kanë aplikuar për azil në shtetet e BE-së vitin e kaluar.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit Përballë mungesës së personelit të kualifikuar, Parlamenti i Zvicrës ka miratuar rikthimin në shërbim të ish-ushtarëve.... -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Mashtrime dhe telefonata, kush i shet të dhënat tuaja në internet (dhe kush përpiqet t’i fshijë ato) -
Provimet e pranimit në shkollat zvicerane “nxisin pabarazinë”











