Kosova
Numër i madh i qytetarëve ka hequr dorë nga shtetësia e Kosovës
Nga janari deri në korrik dorë nga shtetësia e Kosovës kanë hequr mbi 2000 persona, kryesisht të rinj.
Nga janari deri në korrik dorë nga shtetësia e Kosovës kanë hequr mbi 2000 persona dhe kjo është bërë nga ata që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, ku nuk u lejohen dyshtetësi. Ndërkohë, numri më i madh i atyre që nuk e duan shtetësinë e Kosovës janë të rinj.
Për çdo vit në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në 5.000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mirëpo nga janari e deri në korrik të këtij viti ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
Liridon Neziri nga ky departament thotë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha për KosovaPress se arsyeja që heqin dorë është për personat që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian, për të cilëve nuk u lejohet dyshtetësia.
Sa i përket moshës, sipas Nezirit, gjeneratat e reja janë kryesisht ata të cilët kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Tregu organik në Zvicër arrin nivel rekord prej 4.3 miliardë frangash në 2025 Zvicra udhëheq botën në bujqësinë organike... -
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens












