Shkurt.ch
Një pako cigare do të kushtojë 16 franga?
Sipas studimeve të ndryshme, çmimi i cigareve është një nga mjetet më të efektshme në luftën kundër pirjes së duhanit.
Taksat mbi duhanit janë një strategji e favorshme për shëndetin”, tha Margaret Chan, drejtoreshë e përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, OBSH, në Manila. OBSH ka nisur një studim, me të cilin konludohet se shtrenjtimi i duhanit deri në 75 për qind është masa e vetme kundër pirjes së duhanit.
Taksat mbi duhanin shkojnë tërësisht në fondin AHV/IV. Kështu në vit rreth 6 për qind të të ardhurave totale shkojnë për AHV.
Thomas Cerny, mjek në St. Gallen, thotë se Zvicra duhet ta ketë model Australinë. Atje cigaret janë pothuajse dy herë më të shtrenjta se në Zvicër – një pako kushton 16 franga.
Në Australi konsumojnë dukshëm më pak cigare sesa në Zvicër.
“Një rritje e çmimeve duhet të jetë e rëndësishme, përndryshe 16 franga është një ekzagjerim. Por 10 franga do të jetë një pengesë e mirë psikologjike”, thotë Thomas Beutler, drejtor shkencor i Shoqatës për pirjen e duhanit.
Pasojat nga duhani
Kanceri më i zakonshëm në Zvicër është kanceri i mushkërive. Nëntë nga dhjetë pacientë janë duhanpirës. 3200 shtetas zviceranë vdiqen më 2013 nga kanceri i tillë.
Por, jo të gjithë politikanët mbështesin rritjet e çmimeve. Këshilli Federal dëshiron të ndryshojë procedurat tatimore mbi duhanit, në mënyrë që çmimet të shkojnë deri në 11 franga për një pako të duhanit.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare Fluks i mërgimtarëve në pikat kufitare, rriten pritjet për hyrje në Kosovë... -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës”
Jeta në Zvicër
-
Merz: Zviceranët punojnë 200 orë më shumë se gjermanët Deklarata e Merzit për orët e punës në Zvicër vihet në pikëpyetje... -
Studimi: Në Cyrih tashmë është më lirë të jetosh me qira sesa të blesh banesë -
Temperaturat e natës në Zvicër bien më në fund, fund netëve tropikale -
Kolona deri në 18 kilometra në tunelin e Gotthardit, pritjet arrijnë në tre orë -
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane?












