Shkurt.ch
Një person humb jetën pas goditjes së dy kuajve në A3
Një automobilist ka humbur jetën, natën nga e shtuna në të diel pasi goditi dy kuaj që ishin në autostradë A3 në Wollerau. Kafshët gjithashtu kanë ngordhur, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Albinfo.ch.
Një vozitës 53-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e së dielës rreth orës 04.00, pasi ka goditur dy kuaj që kanë qenë duke lëvizur lirshëm në autostradën A3, në Wollerau (SZ). Vozitësi dhe dy kafshët nuk i kanë mbijetuar aksidentit.
Pavarësisht përpjekjeve për të ringjallur vozitësin, ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, raporton Policia Kantonale e Cyrihut, përcjell Albinfo.ch. Në bashkëpunim me zyrën e prokurorit publik në Limmattal-Albis, policia ka filluar hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe arsyen për praninë e kuajve në autostradë.
Autostrada A3 ka qenë e mbyllur deri në orën 08.30, në relacionin midis Wollerau dhe Richterswil (ZH). Trafiku u devijua nga policia kantonale e Schwyzit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar Aksidenti në Esslingen i merr jetën të riut shqiptar nga Presheva... -
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci -
Belgjikë
Pianistja kosovare Fatjona Maliqi shkëlqen në koncertin recital në Belgjikë -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












