Shkurt.ch
Një regjion në Zvicër emeton monedhën e vet me emrin “Farinet”
Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe me emrin "Farinet" ka qenë forcimi i ekonomisë lokale
Në regjionin e Valisit të Ulët (Unterwallis), të kantonit Valis duke filluar nga dita e sotme ka hyrë në qarkullim një valutë lokale. Me emrin “Farinet”, kjo valutë do të ketë vlerë në rreth 100 shitore dhe biznese tjera në regjionin në mes të Monthey dhe Salgesch.
Kursi i ndërrimit të kësaj monedhe të re me frangun është një me një, shkruan srf.ch.
Para zyrës së këmbimit të valutës në Sitten sot është bërë një radhë e gjatë, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton albinfo.ch.
Në një datë të mëvonshme, biznesin e këmbimit do ta marrë përsipër Byroja Turistike e Kantonit Valis.
Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe ka qenë forcimi i ekonomisë lokale. Ndërsa është interesante se prej nga vjen emri origjinal i kësaj valute, përcjell albinfo.ch. Farinet, gjegjësisht Joseph-Samuel Farinet ka pasur emrin një kontrabandist dhe falsifikues i njohur i parave!
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Disa votues në Vaud nuk kanë marrë ende materialet e votimit Në kantonin Vaud të Zvicrës, disa qytetarë nuk i kanë marrë me kohë materialet e votimit... -
Pistoleta e re e ushtrisë zvicerane merr vlerësimin më të ulët në testime -
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia











