Shkurt.ch
Një rekord tjetër i papunësisë në Eurozonë
17.1 milionë njerëz janë regjistruar si të pa punë gjatë muajit shkurt në Eurozonë
Vazhdon të rritet papunësia në Eurozonë, duke arritur një tjetër rekord.
Kurrë nuk ka qenë më e lartë se gjatë muajit shkurt shkalla e papunësisë që nga aplikimi i përbashkët i valutës euro në vendet e BE-së.
Shkalla e papunësisë në 17 vendet anëtare të BE-së arriti në 10.8% .
Këto të dhëna i bëri publike të hënën zyra e statistikave “Eurostat”.
Me një normë me të madhe të papunësisë prinë në listë Spanja me 23.6 për qind, pastaj vjen Greqia me 21.0 për qind.
Niveli më i ulët i papunësisë është regjistruar në Austri me 4.2 për qind, Holandë 4.9 për qind, Luksemburg 5.2 për qind dhe në Gjermani me 5.7 për qind.
Këto të dhëna publikohen vetëm një ditë pasi Banka Qendrore Evropiane ka deklaruar se ka siguruar 530 miliardë euro të tjera në kredi me interesa të ulëta për 800 banka në vendet e BE-së.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen Shqiptarët e Emmendingenit me „Yjet e Kosovës“ janë shembulli më i mirë dhe pasuri e qytetit... -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
2025: 1.42 miliard euro nga diaspora për Kosovën, më së shumti nga Gjermania dhe Zvicra -
Krimi i organizuar në Francë dhe imazhi i shqiptarëve: një perspektivë mediatike
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinatave shkakton kaos në trafik Shërbimi hekurudhor midis Cyrihut dhe Bernit po përballet me ndërprerje për shkak të dëmtimit të shinatave... -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave -
Donacione rekord të flokëve për paruke, pas tragjedisë në Crans-Montana













