Lajme

Një rrëshqitje dheu varrosi të gjallë punëtorin shqiptar në Korfuz

Në mediat greke është bërë jehonë për vdekjen e një shqiptari, derisa ishte në vendin e punës. Një rrëshqitje dheu varrosi të gjallë një punëtor 50-vjeçar, i cili po punonte në një pishinë në ndërtim të një kompleksi hotelier, në zonën e Sidarit në Korfuz, përcjell albinfo.ch.

Policia greke shkruan se aksidenti tragjik ka ndodhur pasi pranë pishinës një ekskavator po mblidhte dheun, i cili nga reshjet e shiut rrëshqiti dhe e shtypi 50-vjeçarin.

50-vjeçari ishte me origjinë shqiptare dhe u gjet i pajetë nga forcat zjarrfikëse, të cilat nxituan ta nxirrnin.