Sport
Një tjetër futbollist shqiptar pritet të shkëlqejë në Zvicër
Njëri nga futbollistët i cili pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Argjend Cani. Ai është vetëm 19-vjeçar, por shumë i talentuar
Në Zvicër luajnë shumë futbollistë shqiptarë. Disa në Superligë, disa në Ligën e Parë, por edhe në rangje më të ulëta. Madje, ka edhe shumë klube shqiptare në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Njëri nga futbollistët i cili pritet të shkëlqejë në të ardhmen është Argjend Cani. Ai është vetëm 19-vjeçar, por shumë i talentuar. Cani është pjesë e Zvicrës U-20.
Futbollisti i Winterthurit këtë e dëshmoi ndaj kampionëve të Zvicrës, Baseli, duke i shënuar në Kupë.
Ai hyri në lojë në minutën e 83-të dhe vetëm pas pesë minutash arrin të shënojë ndaj Baselit. Sidoqoftë, goli i tij ishte i vetëm për skuadrën e tij që humbi 3:1 dhe u eliminua nga kjo garë.
1- Argjend Cani (19), 2- Leart Iberdemaj (19), 3- Luftetar Mushkolaj (18)
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriArgjend Cani
- Prejardhja:Zvicër
- Vendi ku vepron:Winterthur
- Profesioni:Futbollist,mesfushor qendror
E-Diaspora
-
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens Ai thekson se ky mandat i dytë përbën një përgjegjësi edhe më të madhe për të... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Gjermani
Shtatë kompani nga Kosova marrin pjesë në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani -
Gjermani
Platformat gjermane të udhëtimeve korrigjojnë emrin e Prishtinës pas reagimeve -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Zvicër
-
Valais ofron udhëtime falas me tren për turistët Nisma e re synon të promovojë turizmin lokal dhe përdorimin e transportit publik në vend të... -
Ndërtimet e pakta dhe imigrimi rrisin presionin mbi tregun e banesave në Zvicër -
Sa është rritur çmimi i benzinës në Zvicër? -
Naim Dina zgjidhet për herë të dytë asambleist në Renens -
Gjenevë
Arbëreshët e Kalabrisë sjellin traditën shqiptare në një mbrëmje kulturore në Gjenevë












