Integrimi
Një udhëtim nëpër diasporën kosovare në Zvicër
Shumica e shqiptarëve të Kosovës në Zvicër ndihen të lidhur fort me atdheun e tyre. Disa janë kritikë me vendin e tyre të origjinës.
Një e dhjeta e popullsisë së Kosovës jeton në Zvicër, ose rreth 170,000 njerëz me rrënjë shqiptare të Kosovës jetojnë këtu. Gjenerata e dytë dhe ajo e tretë e diasporës po integrohen gjithnjë e më shumë, përcjell albinfo.ch.
Por, lidhjet me Kosovën mbeten të forta. Shumica kanë familjet e tyre në shtëpi dhe u dërgojnë para të afërmve të tyre. 175 milionë franga u derdhën nga Zvicra në Kosovë vitin e kaluar, një e katërta e të gjitha remitencave të diasporës kosovare në mbarë botën.
Kosova është ekonomikisht në gjendje jo të mirë, një e treta e popullsisë jeton nën kufirin e varfërisë, papunësia në mesin e të rinjve është mbi 50 për qind dhe shanset janë të vogla për të udhëtuar pa viza në vendet e Shengenit.
Kështu raporton radio zvicerane SRF për gjendjen në Kosovë dhe raportet me diasporën shqiptare në Zvicër.
Ndiqni të plotë reportazhin e radios në linkun në vijim:
E-Diaspora
-
Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: “Sam Altman krijonte kaos në OpenAI” Ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI akuzon Altmanin për sjellje kontradiktore, ndërsa gjyqi po hyn në javën... -
Amerikë
Melisë Sejdiu dhe Rea Hadri pranohen në Universitetin e Pittsburghut -
Solistet nga Kosova shkëlqejnë në festivalin ndërkombëtar “Rising Stars” -
Renens mirëpret Festën e Fëmijëve Shqiptarë në Diasporë “Kujtime, Ngjyra dhe Buzëqeshje” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader
Jeta në Zvicër
-
Ekspertët në Zvicër propozojnë masa të reja për lehtësimin e sistemit të burgjeve Autoritetet dhe ekspertët e sistemit penal në Zvicër po diskutojnë masa të reja për të ulur... -
Zvicra shkëlqen në Eurovision 2026: Veronica Fusaro sjell performancë të fuqishme me “Alice” -
Është ndarë nga jeta albanologu zviceran Prof. Dr. Basil Schader -
Zvicra synon finalen e Eurovisionit me Veronica Fusaro -
Kositja pas orës 22:00: Fermerët zviceranë përballen me burg















