Lajme
Ushqimi që na e shkurton jetën me 36 minuta sa herë e hamë
Një hulumtim i madh mbi dëmin e ushqimeve zbuloi se një produkt që u përket produkteve të mishit shkurton ndjeshëm jetën.
Siç zbuluan shkencëtarët, çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën për më shumë se gjysmë ore.
Më saktësisht, indeksi i ri, i cili vlerëson ndikimin nutritiv të pothuajse 6.000 artikujve ushqimorë zbuloi që çdo hot-dog i ngrënë mund të shkurtojë jetëgjatësinë për saktësisht 36 minuta.
Ekspertët nga Universiteti i Michiganit shpjeguan se si funksionon ky indeks: ai merr parasysh të gjitha aspektet e ciklit jetësor të një ushqimi, duke përfshirë mënyrën se si është prodhuar, përpunuar, konsumuar dhe ruajtur, si dhe sa ushqyes është produkti, transmeton Telegrafi.
Duke parë faktorët e rrezikut, si natriumi dhe yndyra trans në hot-dog dhe duke i krahasuar ato me përfitimet si yndyrat e pangopura dhe fibrat, ne arrijmë në përfundimin e 36 minutave të jetës që ky ushqim i merr një individi.
Shkencëtarët, gjithashtu zbuluan se gjalpi i kikirikut mund të rrisë jetëgjatësinë me 33 minuta. Salmonit gjithashtu i është dhënë drita jeshile për vlerat e tij ushqyese, duke u vlerësuar se zgjat jetën me 16 minuta.
Siç vërehet në studime të shumta, mishrat e përpunuar shpesh përbëhen nga përbërës të panjohur dhe të vështirë për t’u identifikuar, duke përfshirë kimikate, ngjyra, ëmbëltues dhe konservues.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkaqet kryesore të vdekjeve në botë janë tri gjendje të parandalueshme. Këto janë sëmundjet e zemrës, demenca dhe kanceri./CNN
E-Diaspora
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në një tryezë të organizuar nga World Council Affairs...
-
Hapet ekspozita e piktorit shqiptar në Helsinki
-
Xhaka-Gjimshiti, dy shqiptarët në garë për trofeun e Europa League
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024”
Jeta në Zvicër
-
Kur do të hapen pishinat në Zvicër? Pranvera është këtu dhe po kështu është edhe moti i ngrohtë – të paktën tani për...
-
Kam pak kohë që jetoj në Zvicër, si mund të aftësohem/shkollohem në Lausanne?
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes