Shkurt.ch
Një video e re me dy pengjet zvicerane
Deri më tash janë liruar nga burgjet 17 talibanë. Por, është rritur shuma e kërkuar për lirimin e pengjeve, nga 3 në 4 milionë dollarë
Afër gjashtë muaj pas kidnapimit të një çifti zviceran në Pakistan, është paraqitur një video incizim i ri i dy pengjeve. Sipas një fotografi të agjencisë së fotografive EPA, i cili e ka parë këtë video, dy të rrëmbyerit lusin shtetin zviceran dhe atë pakistanez që t`i shtojnë përpjekjet për lirimin e tyre.
EPA ka shpërndarë pjesë nga videoja, e cila nuk është bërë publike. “Fotografitë vijnë nga kompjuteri i gazetarit të përmendur, i cili e lka siguruar videon”, ka thënë për agjencinë zvicerane SDA, një përgjegjës i EPA-s.
Videoja për të cilën bëhet fjalë, është xhiruar para tri deri katër javësh, ka thënë Mansur Khan Mahsud, nga Fata Research Center në Islamabad.
“Pengjet flasin gjermanishte të dialektit zviceran, dhe për këtë arsye nuk i kam kuptuar se çfarë kanë thënë”, thotë Mahsud. Ndërsa në sfond të lokalit ku është bërë xhirimi, është një varg kuranor në gjuhën arabe.
Sipas burimeve të këtij të fundit, negociatat janë duke rrjedhur mirë. Deri më tash janë liruar nga burgjet 17 luftëtarë talibanë. Por, ndërkohë është rritur shuma e kërkuar për lirimin e pengjeve, nga 3 në 4 milionë dollarë.
Ministria e Jashtme e Zvicrës nuk e komenton videon e re.
Para dy javësh, ministrja në dorëheqje e punëve të jashtme, Micheline Calmy-Reykishte kontaktuar me kryeministrin pakistanez Raza Gilani, të cilit ia kishte shfaqur shqetësimin për fatin e pengjeve.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











