Lajme
Vjenë: Për të aplikuar për nënshtetësi austriake, një vit pritje për termin
Vetëm për dorëzimin e dokumenteve apo një takim personal konsultimi paraprak, siç e parasheh rregullorja, personat që dëshirojnë të natyralizohen në Vjenë, presin pothuajse një vit.
Rreth 20,000 nënshtetësi të reja u dhanë në Austri gjatë vitit 2023, prej tyre 4,000 vetëm në Vjenë. Por, për t’u pajisur me pasaportë austriake, aplikantët në Vjenë duhet të kenë shumë durim. Vetëm për dorëzimin e dokumenteve apo një takim personal konsultimi paraprak, siç e parasheh rregullorja, personat që dëshirojnë të natyralizohen presin mesatarisht 341 ditë, ose pothuajse një vit. Megjithatë, Departamenti i Migracionit MA35 i Vjenës ka angazhuar edhe 105 persona shtesë për të përshpejtuar terminët e ardhshëm.
Stafi po rritet
“Dhënia e shtetësisë austriake është një vendim i rëndësishëm dhe, pavarësisht nga efikasiteti dhe orientimi i shërbimit, duhet të shqyrtohet me kujdes”, shpjegon nënkryetari i Bashkësisë së Vjenës, Christoph Wiederkehr, në një takim mbi reformat në MA35. Për të përballuar kërkesën në rritje, tani do të punësohen 105 punonjës shtesë në mënyrë që të mund të ofrojnë një mijë takime aplikimi në muaj nga shkurti 2025, përcjell albinfo.at.
Aplikimet janë katër herë më të larta
Arsyeja e nxitimit janë kohët e pasigurta: refugjatët që erdhën në Austri në vitin 2015 tani kanë të drejtë të aplikojnë. Përveç kësaj, shumë shtetas të huaj që kanë jetuar këtu për një kohë të gjatë po aplikojnë tani për t’u natyralizuar. Këta janë persona nga Ukraina, për shembull. “Vjena po rritet ndërkombëtarisht si çdo metropol evropian”, shpjegon shefi i MA35, Georg Hufgard-Leitner.
“Midis 2019 dhe 2021, ne kemi marrë nga 300 deri në 400 aplikime të reja për shtetësi austriake në muaj. Tani ofrojmë 720 takime në muaj nëpërmjet rezervimit të takimeve online. Katër herë më shumë takime tani janë duke u rezervuar se dy vjet më parë”, ka thënë Hufgard-Leitner për mediat austriake, transmeton albinfo.at.
E-Diaspora
-
SHKA “17 SHKURTI” – Një shtyllë e ruajtjes së kulturës dhe identitetit shqiptar në Austri Shoqëria Kulturo – Artistike “17 SHKURTI”, është një emër me domethënie të veçantë historike e... -
Lea Ypi prezanton librin e saj të fundit në Literaturhaus München -
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz emigruan në Zvicër në vitin 2025 Të dhënat e reja qeveritare zbulojnë se, megjithëse më pak të huaj erdhën në Zvicër në... -
Zvicër: Tani parukierët kërkojnë pagesë për mosparaqitjet -
Studimi në Universitetin e Bernës: Kanceri i maceve mund të ndihmojë njerëzit -
Norvegjia kryeson, Zvicra dhe Austria shkëlqejnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2026 -
Jehona Kicaj prezanton romanin e saj “ë” në Cyrih, Bazel dhe Thun














