Shkurt.ch
Një zviceran fiton 89 milionë franga në lotarinë Euromillions
Premia e lotos e fituar në tërheqjen e të premtes,, saktësisht 89 milionë e 415.763 franga e 15 rapë është e treta në historinë e Zvicrës për nga lartësia
Një person nga Zvicra gjermane ka qëlluar të gjithë numrat e kërkuar në lotarinë Euromillions dhe kështu është bërë fitues i jackpot-it prej 89 milionë frangash.
Numrat e duhur kësaj here kanë qenë: 1, 29, 33. 45 dhe 47 si dhe numrat me yll 4 dhe 8. Siç bën të ditur Swisslos, premia e lotos e fituar në tërheqjen e të premtes, me saktësisht 89 milionë e 415.763 franga e 15 rapë është e treta në historinë e Zvicrës për nga lartësia.
Vetëm pak muaj (dhjetor 2017) më parë qe shënuar rekordi absolut, kur një person nga Cyrihu, po ashtu në euromillions, kishte fituar plot 157 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Ishte dashur të pritej katër javë derisa më në fund ai kishte shkuar të identifikohej si fitues.
Para kësaj, një fitim i lartë nga lotaria në Zvicër ishte shënuar në mars të vitit 2014, kur një person kishte fituar 31 milionë franga në Swisslos. Por, rekordi i qartë para atij të dhjetorit të vitit 2017 ka qenë premia prej 115 milionë frangash, e fituar në vitin 2013 nga një qytetar në kantonin e Valisit.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












