Shkurt.ch
Njëra nga viktimat e pengmarrjes në Cyrih është shqiptarja I.S.
Njëra nga viktimat e krimit të rëndë që ndodhi në mëngjesin e të premtes në Cyrih është edhe një dhqiptare e Kosovës. Bëhet fjalë për gruan 34 vjeçe me inicialet I.S. , me prejardhje nga Kamenica.
Këtë njoftim e ka dhënë për albinfo.ch një familjar i I.S., nën kushte anonimiteti. Ai nuk deshi të jepte më shumë informacione rreth rastit përveç se e konfirmoi se I.S. ka bashkëjetuar një kohë me 60 vjeçarin, vrasësin e saj dhe të 38 vjeçares M.S.. Siç është njoftuar tashmë, 60 vjeçari në fund ka vrarë edhe veten.
Edhe portali 20minuten.ch jep këtë variant për krimin e ndodhur sot në Cyrih.
I.S. dhe M.S. kanë punuar së bashku si infermiere në Kanton të Cyrihut. I.S jetonte në banesë me M.S. Emri i saj në kutinë postare ishte i shkruar në një pusullë të bardhë.
Kosovarja më parë ka punuar në një seervis limuzinash dhe në një zyre të detektivit privat në Uster të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Këtë të fundit e drejtonte së bashku me pengmarrësin, P.C. Deri vonë ata të dy kishin adresë të përbashkët në Altstetten, shjrkuan 20minuten.ch.
…
Një pengmarrje që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Qarkun e tretë të Cyrihut ka pasur një përfundim fatal për tre persona. Një burrë po i mbante peng dy gra në një banesë. Pasi që pengmarrësi u kishte thënë policëve se do të dorëzohej, në banesë janë dëgjuar krisma armësh, bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, shkruan srf.ch.
Një njësit special (Scorpion) ka hyrë me dhunë në banesë dhe aty ka hasur tre të plagosur rëndë, transmeton albinfo.ch. Dy gratë dhe burri, pengmarrësi, kanë vdekur përkundër përpjekjeve të bëra për rianimacion, thotë policia më tutje.
Deri më tash Policia e Cyrihut nuk ka informacione lidhur me motivet e krimit.
Policia është alarmuar rreth orës 5 e 20 minuta në mëngjesin e hershëm ndërsa rreth orës 8, pengmarrësi i kishte thënë policëve se pas dhjetë minutash do të dorëzohej. Mirëpo pas kësaj ishin dëgjuar krismat e armës.
Pengmarrësi tashmë i vrarë ishte një burrë 60 vjeçar ndërsa dy gratë e marra peng dhe po ashtu të vrara, kanë qenë të moshave 34 dhe 38 vjeçare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria












