Lajme
Të shëruarit nga COVID-19, janë të mbrojtur për shumë muaj nga infektimi
Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që janë shëruar nga COVID-19 janë të mbrojtur në një masë të madhe për të paktën pesë muaj, transmeton albinfo.ch.
Në këtë studim thuhet se njerëzit që kanë pasur COVID-19 ka shumë të ngjarë të kenë imunitet të konsiderueshëm ndaj tij për të paktën pesë muaj, ka zbuluar një studim me punonjësit e sektorit të shëndetit në Britaninë e Madhe.
Sidoqoftë, studimi tregoi se kishte të dhëna edhe se personat me antitrupa mund të jenë akoma në gjendje ta bartin dhe përhapin virusin, shkruan DW.
Nga ana tjetër, studiuesit në Shëndetin Publik Angli (PHE) treguan se riinfektimet tek personat që kanë antitrupa COVID-19 nga një infektim i kaluar janë të rralla. Ata gjetën vetëm 44 raste midis 6.614 individëve të infektuar më parë.
Ekspertët paralajmëruan se gjetjet do të thoshin se ata që e morën sëmundjen në valën e parë të pandemisë – në muajt e parë të vitit 2020 – tani mund të infektohen përsëri prej saj.
Ata gjithashtu paralajmëruan se njerëzit me të ashtuquajturin “imunitet natyror”, të cilët e kanë kaluar sëmundjen, mund të jenë akoma në gjendje ta mbajnë infeksionin në hundë dhe fyt dhe pa dashur mund ta përcjellin tek të tjerët.
“Tani e dimë që shumica e atyre që kanë pasur virus dhe kanë zhvilluar antitrupa, janë të mbrojtur nga riinfektimi, por kjo nuk vlen për të gjithë, dhe ne ende nuk e dimë se sa zgjat mbrojtja”, tha Susan Hopkins, bashkëdrejtuese e hulumtimit, i njohur si studimi SIREN.
“Kjo do të thotë edhe nëse besoni se e keni kaluar tashmë sëmundjen dhe jeni të mbrojtur, mund të siguroheni se nuk ka shumë të ngjarë që të merrni infektime të rënda. Por ekziston ende një rrezik që mund të merrni një infetim dhe t’ia transmetoni të tjerëve.”
Në studim u përfshin dhjetëra-mijëra punonjës të sektorit shëndetësor në Britani, të cilët janë testuar rregullisht që nga qershori. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100













