Kosova
Njeriu në listën e zezë të SHBA-së, propozohet për zëvendëskryeministër në Serbi
Raportohet se Aleksandar Vulin, që është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka propozuar përbërjen e qeverisë së re të martën, raporton “B92”.
Ndërkohë, Vuçeviq si kryeministër ka propozuar në postin e zëvendëskryeministrit Aleksandar Vulinin e sanksionuar nga SHBA-ja. Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër është propozuar Marko Gjuriq.
Ministër i Mbrojtjes është propozuar Bratislav Gashiq. Ministër i Brendshëm është propozuar Ivica Daçiq.
Vulin vitin e kaluar u fut në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për “të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor”.
Vulin njihet për lidhje të forta me Rusinë. Në të kaluarën ka shërbyer edhe si kryetar i BIA-s serbe, e ishte larguar pas sanksionimit nga SHBA-ja.
Edhe ministri i Jashtëm, Gjuriq, së fundmi është raportuar se ka takuar udhëheqësin e grupit terrorist të sulmit në Banjskë, Millan Radoiçiq.
Edhe Nenad Popoviq, i propozuar si ministër pa portofol, është pjesë e listës së zezë të SHBA-së për shkak të lidhjeve me Rusinë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmom o vëlla se vdiqa”... -
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Zvicër
-
Borë dhe shi në Zvicër, vetëm këtu vazhdon moti i pranverës Nga mesi i javës temperaturat bien ndjeshëm, priten shumë reshje të freskëta bore në male. Me... -
Zvicra vazhdon të mos e arrijë objektivin e arsimit të mesëm -
Ekonomistët zviceranë parashikojnë rritje të moderuar në vitin 2026 -
Afatet e fundit të deklaratës tatimore zvicerane për vitin 2026 në secilin kanton -
Si do të ndikonte nisma zvicerane kundër imigracionit në universitete?












